Zgjedhjet, pastaj reforma

Derisa brenda dy partnerëve të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po diskutohet për reformën zgjedhore, ku përfshihen mbyllja e listave dhe ulja e pragut zgjedhor, subjektet opozitare thonë se kjo reformë mund të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme.

Pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale nuk e ka legjitimitetin për të marrë vendime, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se iniciativa për reformë zgjedhore duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, të konsultohen grupe të ndryshme shoqërore, partitë politike, akademia dhe qytetarët.

Po ashtu, siç thonë ata, Kosova nuk ka shumë kohë për të kryer reformën zgjedhore, pasi në bazë të rregullave të Komisionit të Venecias reforma zgjedhore duhet të përfundohet të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme, e në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se legjislatura aktuale nuk ka legjitimitet që të vendosë për asnjë çështje, pra as reformën zgjedhore.

Artikulli paraprakGjykata “dështon” të marr vendim për rastin Rexhep Selimi – Bekim Haxhiu – Kamishi
Artikulli vijuesGjykata e Brazilit vendos kundër Presidentes Rousseff