Kanadaja qëndron përkrah Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Kanada, ka zhvilluar një takim miqësor me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Siç ka njoftuar Thaçi përmes Facebook-ut, Trudeau ka siguruar se vendi i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës.

“Kanadaja do të qëndrojë përkrah Kosovës. Këtë ma konfirmoi edhe kryeministri Trudeau në një takim miqësor e të përzemërt”, shkruan Thaçi në Facebook.

Artikulli paraprakPërse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre
Artikulli vijuesHaskuka: Unë jam fitues, votat me kusht s’ka gjasa ta përmbysin rezultatin