Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulen e profetve Muhamedin, mbi familjen e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Gjykimit.
Allahu dhe i derguari i Tij kane nxitur qe muslimani te martohet, ne menyre qe te ruaje nderin, por edhe qe te ndertoje familje. Normalisht qe berthama e familjes jane dy bashkeshortet dhe ata kane nevoje per orientim qe mardheniet e tyre te jene te suksesshme e te begata, ndaj dhe duke u nisur nga kjo, vine porosite profetike per basheshortet, ne menyren se si duhet te sillen ata me bashkeshortet e tyre.
1- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “U porosis te silleni mire me grate”. Tirmidhiu e saktesoi Albani
2- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Te mos e urreje muslimani muslimanen (bashkeshorten e tij), nese nuk pelqen prej saj nje sjellje, do te pelqeje tek ajo nje tjeter”. Buhari dhe Muslimi.
3- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Gruaja martohet per kater gjera: per pasurine e saj, per prejardhjen e saj, perbukurine dhe per fene e saj, zgjidh ate fetaren te lumte dora”. Buhariu dhe Muslimi
4- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Te mos e rrah askush nga ju bashkeshorten e tij ashtu sikur rrihet skllavi, e me pas te kerkoj te fleje me te ne mbremje”. Tirmidhiu
5- Profeti salallhu alejhi ue selem ka thene: “Grate tuaja kane te drejta karshi jush, por edhe ju keni te drejta karshi grave tuaja. Nga te drejtat e tyre karshi jush eshte qe te mos shtrihen ne shtratin tuaj ate qe ju urreni dhe te mos fusin ne shtepine tuaj ata qe i urreni, ndersa nga te drejtat tuaja karshi tyre eshte te silleni mire me to, ti vishni e ti ushqeni”. Tirmidhiu
6- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Nga njerezit me te keqinj diten e Kiametit, jane ata burra qe flene me bashkeshortet e tyree kur gdhihen ne mengjes u tregojne te tjere ate qe ka bere me bashkeshorten e tij”. Muslimi
7- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Ti nuk shpenzon diçka duke shpresuar fytyren e Allahut, vetem se do te shperblehesh per te, aqsa edhe kafshaten e bukes qe e ve ne gojen e bashkeshortes tende”. Buhari dhe Muslimi
8-Aishja percjell se Profeti salallahu alejhi ue selem nuk ka qelluar kurre me doren e tij ndonje sherbetor apo bashkeshorte. Muslimi
Shkruar nga: Bledar Haxhiu