8 ushqimet më të mira për një mashkull

2 Min Read

Disa  prej ushqimeve që janë të preferuara për një shëndet sa më të mirë dhe që shërbejnë  për të mbajtur peshën nën kontroll.

 

Mishi i kuq shëndet sa më të mirë

Eshtë i pasur me proteina dhe është burimi më i mirë i leucinën, mbështet Leslie Bonci, MPH, RD, një amino- acid që ndihmon ndërtimin e muskujve.

Çokollata

Eshtë një ushqim i vërtetë terapeutik, zgjidhni atë në versionin e errët, me më pak kalori. Monitoron presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e trombozës, rivitalizon gjithashtu edhe muret e enëve të gjakut.

Midhjet

Të pasura me acide yndyrore omega 3, të ashtuquajturat yndyrnat e mira. Shpëtojnë zemrën dhe arteriet, e janë gjithashtu të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për muskujt dhe sistemin riprodhues. Disa studime e kanë lidhur mangësinë e zinkut me cilësinë e dobët të spermës dhe shterpësinë.

Peshku me vaj

I tillë si salmoni, sardelet etj, janë janë të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3, esenciale dhe thelbësore për funksionimin e duhur të trupit. Ata janë të njohur më së shumti për të qenë mbrojtës të zemrës. Dy herë në javë.

Xhenxhefil

Së bashku me qershitë, janë një anti-inflamator i përsosur. Studimet tregojnë se ata që rregullisht konsumojnë xhenxhefil mund të zvogëlojnë dhimbjen e shkaktuar nga dëmtime të muskujve që lidhen me stërvitjet.

Domate

Eshtë një burim i pasur i vitaminave A dhe C. Konsumi i lartë i tyre, rrit sistemin imunitar, lufton radikalet e lira dhe mbron kundër dëmit nga tymi. Kaloritë janë shumë pak: në 100 g, vetëm 20.

Qumësht dhe kos

Ky është një tjetër burim i leucinës, një amino-acid thelbësore për ndërtimin e muskujve në masë. Të pasur me proteina dhe kalium, janë të shëndetshëm për zorrët.

Banane

E pasur me kalium, një tjetër lëndë e parë për kontraktimin e muskujve dhe në shëndetin e kockave./BS/kohaislame

Share This Article