Kirurgu i mirënjohur australian ndërhyrje kirurgjikale te fëmijët e shtrirë në QKUK

Kirurgu i mirënjohur australian Dr. Paddy Dewan, po qëndron në Kosovë që nga e hëna për të bërë disa ndërhyrje të vështira kirurgjikale te fëmijët e shtrirë në QKUK, të cilët vuajnë nga anomali urologjike.

Dr. Dewan është një kirurg humanist që ka kontribuar në shumë vende të botës me profesionin e tij dhe në misionin e tanishëm do të bëjë operacione në Kosovë (deri të shtunën) në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Shqipëri.

Vizita e Dr. Dewan u bë e mundshme falë shqiptaro australianëve të cilët për këtë mision humanitar grumbulluan mbi 60 mijë dollarë australianë. Në këtë mision ndihmoi edhe Rotary Club Prishtina i cili u përkujdes për qëndrimin e doktorit në Kosovë.

Doktori në këtë vizitë shoqërohet nga biznesmeni dhe filantropi shqiptaro australian nga Melburni, John Taip i cili është edhe iniciator për këtë mision./koha/kohaislame

Artikulli paraprakRusi, qeveria kritikon ambasadorin amerikan
Artikulli vijuesPRANIA E ANANIT NË SIRI NUK MJAFTOI PËR TË NDALUR OPERACIONET USHTARAKE