Mubarak nuk ka para në Shqipëri

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe familjarët e tij nuk kanë para në Shqipëri. Ky është rezultati i verifikimeve të Prokurorisë shqiptare, që nisën pas mbërritjes së një letërporosie nga autoritetet egjiptiane, njofton gazeta “Panorama”.

Nëpërmjet kësaj letër-porosie drejtësia egjiptiane kërkonte nga autoritetet shqiptare që të zhvillohej një hetim pasuror për ish-presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, bashkëshorten e tij Suzan Saleh Sabet, dy djemtë e tyre, por edhe të afërmve.

Kjo vinte në kuadër të hetimeve të nisura në Kajro për dyshime korrupsioni dhe përvetësim pasurie.

Pasuria e ish-presidentit egjiptian është vlerësuar në nivele mjaft të larta, ndërsa ka patur dyshime të forta se ai ka larguar nga Egjipti mes viteve 2000-2008 një shumë prej 57 miliardë dollarësh, të cilat mund të jenë në bankat e Zvicrës apo të investuara në disa vende perëndimore.

Mubarak, presidenti i katërt i Egjiptit, e mori pushtetin më 14 tetor 1981 dhe e la duke u dorëhequr më 11 shkurt 2011 pas protestave popullore kundër regjimit të tij./ina/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, Hezbollah po ndihmon Assadin
Artikulli vijuesReçeta natyrale anti-celulit