Husmet Abdyli është arrestuar më 13 shkurt nën dyshimin se më 3 janar 2013 i ka vjedhur në shtëpinë e tij policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen, dhe sprejin. Gjykatësja e procedurës paraprake, Emine Salihu, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Pas shumë operacioneve është arritur të arrestohet Husmet Abdyli nga Gjilani i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë dhe shitje të armëve”.
Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se Husmet Abdyli më 3 janar 2013 i ka vjedhur një policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen dhe sprejin.
Kadriu tha se nga hetimet e para është konstatuar se i dyshuari revolen e ka shitur kurse gjësendet tjera i ka humbur.
Kadriu tha se me kërkesën tonë gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Emine Salihu i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Abdylit./Indeksonline/
You Might also Like
Kitaristi Macula lidhur me fjalimin e hoxhës Irfan "Kah je drejtuar o Shqiptari?!"
Pas shumë reagimeve që u nxiten nga fjalimet hoxhës Irfan Salihu mbi moralin e femrës…
By
Redaksia
6 Min Read
Rriten tensionet brenda PDK-së
Ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të brendshme në PDK, por teksa ato afrohen,…
By
Redaksia
4 Min Read
Kriza financiare prek edhe Kosovën
Paralajmërimet e Bankës Qendrore Evropiane se gjendja ekonomike e vendeve të eurozonës do të vazhdojë…
By
Redaksia
5 Min Read
Blerim Shala sërish koordinator në bisedimet me Serbinë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 56 vota për, 1 kundër dhe me 4 abstenime…
By
Redaksia
1 Min Read
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar për parashikimin e motit…
By
Redaksia
1 Min Read
Irinej e quan Kosovën Jerusalem serb
Graçanicë – Patriku serb Irinej ka deklaruar sot në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb”.…
By
Redaksia
1 Min Read
