Agjencia informative Reuters njoftoi se nga Katari dhe Arabia Saudite për grupet çlirimtare që po luftojnë në Siri janë dërguar armë të sofistikuara dhe të rënda.
Qëllimi i këtyre armëve është çlirimi i popullit sirian nga forcat terroriste te regjimit të Bashar Asadit. Kurse ndaj Rusisë po shtohet presioni, pas paralajmërimit te disa vendeve se Siria ka hyrë në një luftë civile. Arabia Saudite ka blerë sasi të mëdha armësh për t’ua vënë ato në shërbim opozitarëve sirianë. Sipas këtij burimi, autoritetet amerikane dhe perëndimore kanë bërë të ditur se këto armë u janë dërguar opozitarëve nëpërmjet Turqisë. Ky veprim i Arabisë Saudite ka për qëllim që opozitarët e armatosur të dëbojnë ushtrinë e regjimit sirian nga qendrat e rëndësishme. Grupet opozitarë nuk kanë bërë të ditur se cilat janë ato vende që kanë bërë të mundur dërgimin e sasive të mëdha të armëve, por kanë saktësuar se futja e tyre në Siri është mundësuar nëpërmjet territorit turk.
You Might also Like
Rusia vazhdon të mbrojë regjimin e Assadit
Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj, një ditë pasi presidenti…
By
1 Min Read
Sulme të telekomanduara në Pakistan – disa të vrarë
Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga sulmet e telekomanduara në një rajon fisnor…
By
0 Min Read
Siriani qëlloi për vdekje gruan e tij ruse për shkak të Assad-it
Biznesmeni sirian nga Aleppo qëlloi për vdekje me armë zjarri gruan e tij ruse sepse…
By
1 Min Read
Në Jemen ka filluar marrëveshja e armëpushimit
Kryengritësit shiitë huthi dhe forcat e qeverisë, që mbështeten nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia…
By
1 Min Read
Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e webit kritikojnë CIA-n
Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, është kritikuar në mbarë botën online për shkak se ka…
By
2 Min Read
Lirohet i dyshuari i vetëm për sulmin e 11 shtatorit në Bengazi
Është liruar i dyshuari i vetëm i arrestuar në lidhje me sulmin e vitit të…
By
2 Min Read
