Turqia me pjesëmarrje të gjerë në idex 2013

Është në vijim e sipër Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes IDEX 2013 organizuar në kryeqytetin Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku marrin pjesë kompanitë më të mëdha të industrisë së mbrojtjes.

Në panair rreth 112 kompani nga 58 vende po paraqesin produktet e tyre.

Turqia në panair prezantohet nga 58 kompani të organizuara nën koordinimin e Nënsekretariati së Industrisë së Mbrojtjes.

Për industrinë turke të mbrojtjes po tregohet një interes i madh dhe pjesëmarrja e Turqisë në panair është e nivelit të lartë.

Turqia në panair ka ekspozuar një sërë sistemesh tokësore, për detari dhe aeronautikë.

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes Murad Bajar, lidhur me këtë temë u shpreh me fjalët: “Edhe princi trashëgimtar shëtiti stendat tona. Ai ndau një kohë të gjatë për ne dhe foli për kënaqësinë që ndjen për bashkëpunimin me ne. Në veçanti bashkëpunimi ynë është rritur në pikën më të lartë në fushën e industrisë së mbrojtjes”.

Në kuadër të këtij panairi është nënshkruar edhe Protokolli i Bashkëpunimit me kompaninë Tawazun të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Panairi do t’u ofrojë vizitorëve pamjen nga afër të të gjitha armëve deri në 21 shkurt.

Artikulli paraprakTurqia me pjesëmarrje të gjerë në idex 2013
Artikulli vijuesReuters: Opozitarëve u është dërguar një sasi e madhe armatimesh?