“Continental” prezanton goma të reja me sensor

Firma e njohur amerikane për prodhimin e gomave të automjeteve “Continental” ka prodhuar goma që janë të pajisura me një sensor që i tregon përdoruesit sa ajër ka aktualisht në gomë.

Sensori në goma llogarit peshën duke matur sa shumë e ka prekur goma tokën, e cila njihet si pjesë e kontaktit. Sensorët zbulojnë madhësinë e pjesës së kontaktit dhe përcaktojnë nëse automjeti është i mbingarkuar apo jo.

Ky sensor me siguri mund të jetë i dobishëm për pronarët e xhipave, sepse këto automjete mbingarkohen shpesh për shkak të madhësisë së tyre.

“Continental” nuk ka bërë ende të ditur se kur saktësisht gomat e tyre të reja do të dalin në shitje për konsumatorët./koha/kohaislame

Artikulli paraprakAmerikë, mësuesve u lejohet të bartin armë
Artikulli vijuesResurset e Kosovës po i falen “Bechtel-Enka”-s