Ora biollogjike e burrit rreh
Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pas mbushjen së 35 vjeçëve, kjo sipas studimeve të fundit.Studiuesit, nga Universitit i Washington’it (Uashingtonit) në Seattle (Sietëll), kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën.Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të pazonja të ndreqin këtë dëmtim.Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë tutje qelizat e pashëndetshme pëgjatë procesit të apoptozës.Kjo do të thotë se qelizave të dëmtuara të spermave u rriten gjasat për të arritur të mbarësojnë vezën e femrës, që nga ana tjetër do të thotë se edhe rreziku që fëmija të dështojë rritet, apo që fëmija të zhvillojë të meta të vogla si dhëmbë që nuk rriten njësoj apo buzë josimetrike.Grupi i studiuesve që kishte për udhëheqëse Dr Narenda Singh hetoi cilësinë e spermës në 60 burra të moshave midis 22 dhe 60 vjeç. Të gjithë kishin pasur dikur sperma të shëndetshme.Studiuesit zbuluan se burrat 35 vjeçarë e sipër kishin një përqëndrim më të lartë spermash me fille të prishura të DNA-së.Në përgjithësi, sperma e burrave të vjetër ishte më pak aktive pra ata kishin më pak gjasa të mbarësonin vezën.Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.
You Might also Like
Dhimbja e shpinës dhe qafës mund të lidhet me dhëmbët
Shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve, dhimbja e nofullës e shoqëruar me çrregullimet e gjumit, depresionin…
By
3 Min Read
Ajri i ndotur dhe zhvillimi i foshnjes në fetus
Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus Një studim i ri tregon se…
By
2 Min Read
Çfarë thotë floku për shëndetin tuaj
Çfarë thotë floku dhe lëkura e kokës për shëndetin tuaj Flokët janë pjesë e trupit…
By
8 Min Read
Disa mënyra për ta mbrojtur gojën nga era e keqe
Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës: Uji: Zgjidhja me e…
By
1 Min Read
Ushqime që ndihmojnë kundër diabetit
Konsumoni vaji ulliri, peshk dhe fibra në vend të produkteve si gjalpi, mishi i kuq…
By
2 Min Read
EPILEPSIA – SEMUNDJA E TOKES
Ndihma e shpejtë për krizat epileptike 1. Largo nga i sëmuri gjithçka me të cilën…
By
3 Min Read
