Dhimbja e shpinës dhe qafës mund të lidhet me dhëmbët

Shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve, dhimbja e nofullës e shoqëruar me çrregullimet e gjumit, depresionin dhe veçoritë e karakterit, mund të bëhen shkak për dhimbjen e kokës, qafës dhe pjesës së sipërme të shpinës.

Nuk mund të flasim për shërimin e një të sëmuri për sa kohë ai person nuk ndryshon këndvështrimin për jetën dhe riparon problemet psikologjike ekzistente.
Dhëmbët kontaktojnë me njëri tjetrin gjatë ngrënies dhe të folurit. Krahas kësaj, kontakti më shumë se duhet i dhëmbëve krijon efekte të padëshiruara tek pjesa e nofullës dhe muskujt, duke shkaktuar shtrëngimin ose kërcitjen e dhëmbëve natën.
Zakonisht ky fenomen shfaqet tek femrat e moshave 20-30 vjeç dhe mund të shfaqet si natën ashtu edhe ditën.
Diagnostikimi i këtij shqetësimi mund të jetë i vështirë sepse i sëmuri prezantohet me ankesa si dhimbje e fytyrës, nofullës, dhëmbëve, kokës. Shumica e të sëmurëve nuk i njohin këto parafunksione. Duke krijuar lidhje me situata të ndryshme dhe duke pare që këta parafunksione nuk janë përcaktues, mund të praktikohen kura të panevojshme ose të gabuara për kurimin e kërcitjes së dhëmbëve. Prandaj këto të sëmurë duhet të analizohen imtësisht dhe të vizitohen me kujdes. Krahas kontrollit të gojës dhe dhëmbëve, duhet të analizohet dhe lidhja temporomandibulare.

Çrregullimet e gjumit

Kërcitja e dhëmbëve ndikon negativisht edhe në cilësinë e jetës së personit të sëmurë.
“Dhimbja e nofullës dhe lodhja, dhimbjet e kokës, qafës dhe pjesës së sipërme të shpinës, ndjeshmëria e dhëmbëve, shenjat e dhëmbëve në gjuhë janë disa nga shenjat parafunksionale. Këto persona duhet vlerësuar dhe nga ana psikologjike. Studimet e realizuara tregojnë se parafunksionet janë të lidhura me çrregullimet e gjumit, depresionin dhe veçoritë e karakterit.
Veçanërisht problemet e gjumit ndikojnë tek parafunksionet. Thellësia e gjumit, kohëzgjatja dhe ekuilibrimi i tij luajnë një rol efektiv në kurimin e kërcitjes dhe shtrëngimit të dhëmbëve. Personat me parafunksione vuajnë nga pagjumësia, zgjohen natën pa asnjë shkak dhe në mëngjes zgjohen të lodhur nga gjumi.
Diagnostikimi i kësaj sëmundjeje bëhet vetëm në vizitat klinike dhe kjo në praninë e specialistëve dentarë, psikologë, psikiatër dhe fizioterapistë, nëse është e nevojshme. /Start/kohaislame

Artikulli paraprakSudani i jugut dhe Turqia heqin vizat për pasaportat diplomatike
Artikulli vijuesSHBA ka vrarë më shumë civilë në Pakistan