Samsung ka lancuar një smartphone, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë ekranin e tij 12,5 cm, duke përdorur vetëm sytë e tyre. Galaxy S4 vjen vetëm 1 vit pas S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën. Në një shfaqje me temë të Broduejit të ekzagjeruar në New York, kompania demostroi gjithashtu edhe aftësinë e telefonit celular për të bërë 2 foto të ndryshme në të njëjtën kohë. Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i dominancës së Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme. Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën nga fundi i prillit. Pas lancimit të tij, aksionet e Samsung ranë me 1,7% në Seul, gjatë së premtes, për shkak të shqetësimeve se tregu për risi të reja për këto tipe telefonash është rrafshuar. Kreu i komunikimeve telefonike të kompanisë, JK Shin tha se 327 operatorë celularë në 155 vende do të marrin këtë celular. Në Britani, janë Vodafone, Three, Orange, T-Mobile dhe EE kanë bërë publike planet për të ofruar këto pajisje në rrjetet e tyre. Përmes një serie pamjesh kryesore, firma koreano-jugore demostroi opsioni kryesor të telefonit, i cili ishte aftësia për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdoru “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani. Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kycit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera./Titulli/kohaislame
You Might also Like
A do të jetë e ardhmja me printerë 3D
Printeri 3D kohët e fundit është bërë shumë i popullarizuar. Por përsëri po pritet të…
By
Redaksia
3 Min Read
Samsung me sistemin e vet operativ Tizen
Gjatë këtij viti, Samsung në bashkëpunim me operatorin mobil japonez - NTT DoCoMo, do ta…
By
Redaksia
1 Min Read
Mos flini me telefona afër!
Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të…
By
Redaksia
2 Min Read
Pesë hapat që të bëjnë të famshëm në twiter
Sipas disa statistikave mbi rrjetin social twiter, ti ofrojmë këshillat më të rëndësishme…
By
Redaksia
3 Min Read
Google i jep 5000$ çiftit që zbuloi një problem me Windows
Problemi me vrimat është një fenomen i zakonshëm. Google tashmë e ka bërë si rutinë…
By
Redaksia
1 Min Read
Apple paditet nga qeveria amerikane
Qeveria amerikane ka ngre padi kundër kompanisë Apple dhe disa botuesve të mëdhenj të librave…
By
Redaksia
1 Min Read
