A do të jetë e ardhmja me printerë 3D

Printeri 3D kohët e fundit është bërë shumë i popullarizuar. Por përsëri po pritet të vije ndonjë aplikacion i cili e lehtëson modelimin.

Kompania Maker Faire po merret me shitjen e printerëve 3D. Printerët 3D për momentin kanë një çmim të shtrenjtë, ku një kompani e quajtur Ultimaker i shet për 1600 $.

Gjithashtu softueri për përdorimin e printerit 3D është Open Source. Modele të gatshme për printim 3D mund të gjeni në internet.

Printerët 3D mund të konsiderohen të gatshëm për konsumatorët e thjeshtë

Kompjuterët e hershëm nuk ishin open source, ndërsa printerët 3D kanë një përparësi shumë më të madhe nga ana softuerike. Aplikacioni i cili po përdoret për printim 3D quhet “Makerbot”, dhe modelet mund të dizajnohen me programe të përshtatshëm për dizajn 3D.

Përdorimi i printerëve 3D është i dokumentuar mirë në internet, prandaj dhe mund të konsiderohen të gatshëm për konsumatorët e thjeshtë, sepse dhe përdorimi është i thjeshtë. Puna më e madhe që kërkon ky printer është kalibrimi, pra që të jetë në një vijë të drejtë.

Për momentin printeri 3D përdor një lloj plastike të quajtur filament e cila nuk kushton shumë shtrenjtë, rreth 30€ për kilogram. Po punohet në përshtatjen e printerëve 3D me materiale të tjera të cilat do mund të kushtojnë dhe më lirë, ose dhe plastikë të ricikluar.

Teknologjia e re e printerëve ka mbërritur dhe në Shqipëri

Ka dhe printerë 3D më të avancuar, çmimi i të cilëve është i madh. Por me çmimin më të madh, vjen dhe preciziteti më i madh, gjithashtu dhe materiali ndryshon. Kjo teknologji e re ka filluar të përdoret, dhe ka ardhur në Shqipëri.

Për momentin OpenLabs, në Tiranë po eksperimentojnë me një Printer 3D, dhe kanë bërë disa punime të ndryshme. Sidoqoftë, së shpejti kur printerët 3D do të jenë më të thjeshtë për përdorim.

Përdorimi i tyre do të rritet më shumë, si nga kompanitë e arkitekturës, universitetet dhe shumë biznese tjera dhe padyshim mund të quhen e ardhmja. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë teknologji. /PCWorld

Artikulli paraprakApple hap dyqanin më të madh në Azi
Artikulli vijuesShumë printerë të Dell dhe HP nuk do të funksionojnë me Windows RT