iPhone 5 u projektua dhe u miratua në kohën kur Steve Jobs ishte gjallë. Ky lajm nuk duhet të habisë shumë ose të paktën ata që e njohin mirë kohën e nevojshme që duan produktet teknologjike.Ajo që blejmë sot të paktën në këtë sektor është projektuar e menduar të paktën 2 vite më parë. Kështu edhe iPhone 5 mbi të cilin shumë kush sot mendon se mban vulën e Tim Cook. Por s’është aspak kështu krijesa e fundit e Apple në fushën e telefonave inteligjentë është menduar e projektuar nga i ndjeri Steve Jobs.Ai që e zbuloi këtë fakt ishte prokurori i distriktit në San Francisko George Gascon krejt rastësisht. Ai po shqyrtonte mundësinë e vënies së një aplikacioni të quajtur “kill switch” që do të mundësonte fikjen e telefonave në rast se ata vidheshin.Vjedhjet e këtyre telefonavave në Kaliforni kanë qenë gjithnjë problem që në muajt e fundit është shpeshtuar. Në pamundësi për të rënë në gjurmët e të gjithë grabitësve apo hajdutëve prokurori Gascon në bashkëpunim me Apple po kërkon gjetjen e një mënyrë tjetër të parandalimit të vjedhjeve.Në fakt në shumë kompani që operojnë në fushën e produkteve teknologjike u duhen mesatarisht 2 vite punë për të hedhur në treg një produkt të ri. Kaq iu desh Blackberry-t për telefonin e tij të ri Z10. Ish-kreu i Nokia-s aktualisht drejtor i prodhimtarisë tek Blackberry thotë se aktualisht grupet e punës po punojnë për produktin që do të hidhet në treg në vitin 2016.
You Might also Like
Nëse ju vjen ky njoftim nga Facebook, dikush ju ka vjedhur të dhënat
Rrjeti social Facebook ka krijuar një mjet të ri që njofton përdoruesit nëse zbulon një…
By
1 Min Read
Apple kundër Dropboxit
Apple ka kohë që po e pamundëson publikimin në AppStore të aplikacioneve të cilat bëjnë…
By
1 Min Read
Një i ri nga Prishtina ka gjetur gabime në një produkt të Google
Prishtinë, 17 nëntor 2014 – Një djalë nga Prishtina është futur në listën e personave…
By
1 Min Read
“iPhone” kontrabandohen në Kosovë
Vetëm 100 telefona mobilë “iPhone” të prodhuesit amerikan “Apple” janë zhdoganuar sivjet nga Doganat, ndonëse…
By
4 Min Read
Audi A7 vjen më ndryshe
Nga Ingolstadt dalëngadalë po vijnë informatat në lidhje me “7-shin” e ri. Tashmë është…
By
1 Min Read
“Dri-Guard” këmisha që avullon djersën
Brendi britanik i modës Marks & Spencer ka prodhuar një këmishë të veçantë, për t’iu…
By
1 Min Read
