Apple kundër Dropboxit

Apple ka kohë që po e pamundëson publikimin në AppStore të aplikacioneve të cilat bëjnë ose të cilat shfrytëzuesit do të ia mundësonin kryerjen e transaksioneve të jashtme, përveç nëse nuk përdoret metoda e blerjes in-app e Apple, që përfshiu edhe Dropboxin i cili përmes SDK-së autorëve të aplikacioneve ua mundësoi që të ridrejtojnë shfrytëzuesit drejt ueb faqes nga e cila mund të autorizohet aplikacioni, por edhe të krijohet një llogari e re shfrytëzuese madje dhe të merret më shumë hapësirë përballë një pagese të tarifës.

Edhe pse Dropbox mënjanoi linkun drejt desktop versionit të uebit, kjo nuk ndihmoi dhe Apple vazhdoi me refuzimin. Dropbox tani publikoi edhe SDK-në e ri i cili pamundëson krijimin e llogarive të reja shfrytëzuese dhe beson se kjo do të ju ndihmoj developerëve që aplikacionet e tyre të kalojnë verifikimin, ndërsa duke punuar njëkohësisht me Apple në zgjidhjen që do të mund tu ofronte autorëve të aplikacioneve të gjithë funksionalitetin e duhur, por me një përvojë për shfrytëzuesit që do të ishte e pranueshme për Apple.

Artikulli paraprakBlackBerry 10
Artikulli vijuesSËMUNDJET QË LUFTOHEN ME RRUSH TË THATË!