Në Gjermani shpërtheu një skandal politik. Qeveria pranoi se dy vjet më parë ka furnizuar në Siri substanca, të cilat përdoren në prodhimin e armëve kimike.
Berlini ka furnizuar në Siri gjithsej rreth 360 ton kimikate. Për këtë ditën e hënë njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjive të reja të Gjermanisë. Deri në vitin 2011, kur në Siri shpërtheu kriza, ky vend konsiderohej një partner normal tregtar. Në qershor të vitit 2010 në Siri mbërriti një delegacion biznesmenësh gjermanë, i cila vendosi kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë lokale, tregon Manuel Ochsenreiter:
– Në atë kohë askush nuk thoshte asgjë në lidhje me “diktaturën e keqe” ose “diktatorin”, si dhe për faktin se ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie biznesi me këtë vend. Gjithçka u kthye me kokë poshtë brenda një nate, kur në mars të vitit 2011 politika e jashtme gjermane ndryshoi qëndrimin e saj mbi Sirinë.
Historia mbi eksportin e kimikateve në Siri – një histori e marrëdhënieve normale të biznesit, të cilat u shndërruan në hipokrizi. Gjermania është komb i eksportit. Ne jetojmë falë eksporteve tona, ne jemi një nga kombet më të mëdha eksportuese në mbarë botën, dhe, natyrisht, ne kemi marrëdhënie tregtare me shumë vende.
Qeveria gjermane, e cila në kohën e vet e miratoi eksportin e këtyre substancave në Siri, sot i kritikon këto veprime me një forcë të tillë, sikur bëhet fjala për furnizimin e armëve kimike të gatshme për përdorim. Përkundrejt këtij sfondi, i çuditshëm duket fakti që pothuajse askush nuk shqetësohet prej kontratave ushtarake të Gjermanisë dhe Izraelit, mendon Manuel Ochsenreiter:
– Ne nuk diskutojmë gjëra të tjera në Gjermani, për shembull, eksportin e nëndetëseve më moderne ushtarake në Izrael. Izraeli zotëron më shumë se 200 mbushje bërthamore. Për më tepër ne nuk e dimë se ku ndodhen ato dhe se sa të rrezikshme janë. Ndërkohë që këto nëndetëse janë të aftë të qëllojmë me raketa të tilla.
Sipas mendimit të Manuel Ochsenreiter, një situatë e tillë shpjegohet me mungesën e pavarësisë së politikës të jashtme gjermane. Në vend që të veprojë në interes të popullit gjerman, qeveria orientohet në Bruksel dhe Uashington, përfundon gazetari.
You Might also Like
SHBA dhe Kina përpiqen të fitojnë Afrikën
Të premten përfundon udhëtimi në Afrikë i Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Gjatë vizitës…
By
5 Min Read
Propaganda komuniste: Të jesh atdhetar duhet të jesh antifetar (nënkupto ateist).
Propaganda komuniste: Të jesh atdhetar duhet të jesh antifetar (nënkupto ateist). Në Shqiperi, kjo më…
By
4 Min Read
Todenhofer – Pse është Islami i domosdoshëm për suksesin e Evropës?
Ish-politikani gjerman, Jurgen Todenhofer, në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tekst interesant…
By
2 Min Read
PRINDËRIT NDËRMJET RESPEKTIT DHE ARROGANCËS
Dr. Shefqet Krasniqi Një konflikt i para pak ditëve në Kosovë, epilog tragjik i të…
By
7 Min Read
Kriza në Siri: Diplomati veteran që ia hodhi Amerikës
Njeriu i diplomacisë ruse, një teknokrat me eksperiencë të gjatë, Sergei Lavrov, konsiderohet tashmë si…
By
13 Min Read
Ekipi i ri për siguri i Obamës, i pa pëlqyer nga Izraeli?
Vendimi i presidentit Barak Obama për ta emëruar ish senatorin republikan, Chuck Hagelin si sekretar…
By
9 Min Read
