Në Gjermani shpërtheu një skandal politik. Qeveria pranoi se dy vjet më parë ka furnizuar në Siri substanca, të cilat përdoren në prodhimin e armëve kimike.
Berlini ka furnizuar në Siri gjithsej rreth 360 ton kimikate. Për këtë ditën e hënë njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjive të reja të Gjermanisë. Deri në vitin 2011, kur në Siri shpërtheu kriza, ky vend konsiderohej një partner normal tregtar. Në qershor të vitit 2010 në Siri mbërriti një delegacion biznesmenësh gjermanë, i cila vendosi kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë lokale, tregon Manuel Ochsenreiter:
– Në atë kohë askush nuk thoshte asgjë në lidhje me “diktaturën e keqe” ose “diktatorin”, si dhe për faktin se ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie biznesi me këtë vend. Gjithçka u kthye me kokë poshtë brenda një nate, kur në mars të vitit 2011 politika e jashtme gjermane ndryshoi qëndrimin e saj mbi Sirinë.
Historia mbi eksportin e kimikateve në Siri – një histori e marrëdhënieve normale të biznesit, të cilat u shndërruan në hipokrizi. Gjermania është komb i eksportit. Ne jetojmë falë eksporteve tona, ne jemi një nga kombet më të mëdha eksportuese në mbarë botën, dhe, natyrisht, ne kemi marrëdhënie tregtare me shumë vende.
Qeveria gjermane, e cila në kohën e vet e miratoi eksportin e këtyre substancave në Siri, sot i kritikon këto veprime me një forcë të tillë, sikur bëhet fjala për furnizimin e armëve kimike të gatshme për përdorim. Përkundrejt këtij sfondi, i çuditshëm duket fakti që pothuajse askush nuk shqetësohet prej kontratave ushtarake të Gjermanisë dhe Izraelit, mendon Manuel Ochsenreiter:
– Ne nuk diskutojmë gjëra të tjera në Gjermani, për shembull, eksportin e nëndetëseve më moderne ushtarake në Izrael. Izraeli zotëron më shumë se 200 mbushje bërthamore. Për më tepër ne nuk e dimë se ku ndodhen ato dhe se sa të rrezikshme janë. Ndërkohë që këto nëndetëse janë të aftë të qëllojmë me raketa të tilla.
Sipas mendimit të Manuel Ochsenreiter, një situatë e tillë shpjegohet me mungesën e pavarësisë së politikës të jashtme gjermane. Në vend që të veprojë në interes të popullit gjerman, qeveria orientohet në Bruksel dhe Uashington, përfundon gazetari.
You Might also Like
Afganistan: NATO vret 5 ushtarë afganë
Zyrtarët në Afganistan bëjnë të ditur për vrasjen e pesë ushtarëve afganë dhe plagosjen e…
By
0 Min Read
Sudani bëhet vendi i tretë që ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin; Emiratet ulin nivelin e tyre
Sudani bëhet vendi i tretë pas Arabisë Saudite dhe Bahrejnit që i ndërpret marrëdhëniet diplomatike…
By
2 Min Read
Cionistët torturojnë palestinezët me anë të të ftohtit
Kryetari i komitetit për çështjen e të burgosurve dhe të të liruarve palestinezë deklaroi: Sionistët…
By
1 Min Read
Kuvajt: premtohen më shumë se 1,5 miliardë dollarë ndihma për popullin sirian
Vendet pjesëmarrëse në një takim donatorësh në Kuvajt premtuan për 1,5 miliardë dollarë ndihma për…
By
1 Min Read
KRYEMINISTRI ERDOAN I DREJTOHET POPULLIT ME NJË FJALIM
'Ndërkohë që Turqia merret me një çështje kombëtare, shtimi i sulmeve të pabesa nga organizata…
By
3 Min Read
Putin i dhuron një kallashnikov presidentin egjiptian, Abdulfettah es-Sisi
Mësohet se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhuruar një armë automatike tip kallashnikov…
By
1 Min Read
