“Kasapi i Bosnjës” kërcënon edhe në Hagë

Ratko Mlladiç ka thumbuar të mbijetuarit e Srebrenicës në nisje të gjyqit ndaj tij në Hagë. Mlladiç, tani 70 vjeç, rrezikon dënim të përjetshëm me akuzën e vrasjes së 8 mijë djemve myslimanë të paarmatosur në vitin 1995.

Ish-komandanti duke parë në sy një prej femrave myslimane, e afërm e viktimave, që ishte e pranishme në sallë, ka kërcënuar duke vendosur dorën në fyt.
Kjo bëri që gjyqtari, Alphons Orie, të kërkojë një pushim të shkurtër dhe urdhërojë që të mos ketë “sjellje të papërshtatshme”.
“Kasapi i Bosnjës”, njihet se ideatori i barbarizmit të luftës 1992-95, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz.
Katër vite pas luftës Mlladiç ishte personi më i kërkuar në botë. Ai u arrestuar vetëm vitin e kaluar nga forcat serbe dhe e dërguan atë në Hagë. /shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakKur dhe pse lindni me prejrje “CEZARIANE”
Artikulli vijuesPërurohet xhamia në Siqevë