Përbërsit:
1 kg portokaj,
 2 limon,
 4 qese limontaz (40 gr),
 2 kg sheqer,
 11 litra ujë.
Portokajt dhe limonat pastrohen mirë (me sodë bikarbonë) dhe qiten të zihen në një enë me ujë.
Portokajt dhe limonat e zier imtësohen me mikser ose bluhen me makinë mishi. Në purën e fituar qiten 11 litra ujë, sheqeri, limontazi dhe lihen të qëndrojnë 24 orë. 
Kohë pas kohe duhet përzier që të shkrihet sheqeri. Pas kësaj kohe lëngu kollohet. Lëngu i kulluar qitet nëpër shishe dhe është i gatshëm për përdorim./pertymoter/kohaislame
 
					 
							 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		