Omletë me kërpudha dhe gjizë

Përbërësit për 4 persona:
4 kërpudha (me kësulë)
4 vezë
100 gram gjizë delesh
50 gram parmixhan i grirë
6 gjethe borzilok
Një lugë kafeje gjalpë
2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë

Përgatitja:
Rrihni vezët me gjysmë gote qumësht. Hidhuni kripë. Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta të holla. Skuqini kërpudhat me pak vaj, në zjarr mesatar, për pak minuta, shtoni borzilokun e grirë imët dhe hidhini pak kripë. Përzieni gjizën dhe parmixhanon me kërpudhat. Hidhni gjalpin në një tigan dhe kur të shkumëzojë, shtrini vezët dhe hidhini sipër përzierjen e kërpudhave. Përfundoni pjekjen e omletës me zjarr shumë të ulët dhe me kapak.

Artikulli paraprakQofte me patate
Artikulli vijuesPulë me kërpudha