Armët kimike do të shkatërrohen afër Shqipërisë, pas kundërshtimeve të shoqërisë civile dhe opozitës, që ato të mos demontohen në territorin shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga BBC, sipas së cilës, anijet norvegjeze dhe daneze do të marrin lëndët kimike nga 12 vende të ndryshme të Sirisë dhe përmes portit të Latakias do të bëjnë transportin.
Kamionë të blinduar rusë do të lëvizin arsenalin deri në portin sirian. Një luftëanije amerikane do të bëjë të mundur asgjesimin në një zonë shumë afër portit italian në Adriatik.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga rrjeti britanik BBC. Të dhënat janë bërë të ditura nga ky rrjet duke iu referuar burimeve zyrtare të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Sipas drejtorit të përgjithshëm të organizatës së njohur me qendër në Hollandë, afati fillestar i parashikuar për lëvizjen e lëndëve kimike është 31 dhjetori i këtij viti, por kjo varet nga një sërë komponentesh si siguria, procedurat e pastrimit dhe tranziti ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë edh e kushtet e motit.
Organizata përgjegjëse thotë se po bëhet përparim por luftimet më të fundit në Siri, sidomos konfliktet që vazhdojnë ende në Damask dhe Homs e bëjnë të rrezikshme realizimin e operacionit të pastrimit. Aktualisht edhe në Shqipëri janë dhënë një sërë vendimet për kalim trupash dhe mjetesh ajrore ushtarake të huaja, të cilat, me siguri kanë të bëjnë me çështjen e demontimit dhe Shqipëria përmes ujrave të saj territoriale do të lehtësojë procesin./Indeksonline/
You Might also Like
Ja si është situata momentale në Butel
Situata në Butel raportohet të jetë e qetë. Gazetari i Televizionit SHENJA që gjendet në…
By
Redaksia
0 Min Read
Shqipëri: Vëllai vret vëllanë
U bë ca kohë që nuk kishim dëguar për krime të rënda në familje. …
By
Redaksia
0 Min Read
Nesër ditë jo pune në Maqedoni
Ministria e punës dhe politikës sociale informoi se dita e parë e Kurban Bajramit, me…
By
Redaksia
1 Min Read
Emiratet e Bashkuara Arabe, 350 mijë dollarë për pëmbytjet
Rreth 350 000 dollarë është shuma që shoqata e “Gjysmëhënës së Kuqe” e Emirateve të…
By
Redaksia
2 Min Read
Berisha sulmon ambasadorët
Kryeministri Sali Berisha shprehu keqardhjen në Parlament, që Partia Socialiste, jo vetëm nuk i dha…
By
Redaksia
3 Min Read
Dje ishte 10 vjetori i vdekjes së hoxhës Jakup Hasipi
Ndonëse i vdekur, ai vazhdon të jetë prezent në mesin tonë me këshillat dhe mësimet…
By
Redaksia
1 Min Read
