Rreth 28 për qind e më shumë se 52 milionë e votuesve të mundshëm të Egjiptit kanë marrë pjesë në ditën e parë të referendumit për kushtetutë, bënë të ditur gazeta shtetërore Ahram e cila citoi të ketë thënë Ministri i Zhvillimit Administrativ.
Hany Mahmud ka thënë se kjo pëqrqindje nuk është zyrtare, por është “tregues”, sipas gazetës.
Koalicioni Egjiptian për Monitorim të Zgjedhjeve ka thënë të mërkurën se në mbarë vendin pjesëmarrja e votuesve në ditën e dytë të referendumit, për një version të ndryshuar të kushtetutës së pezulluar të vitit 2012, ishte më e vogël se në ditën e parë.
Koalicioni, i përbërë nga 128 grupe të të drejtave që monitorojnë procesin e votimit në mbarë vendin, po ashtu ka thënë se ditën e dytë dhe të fundit të voimit kishin vërejtur një varg shkeljesh në disa qytete.
Shkeljet e pohuara përfshijnë vonesat në hapjen e qendrave të votimit, fushatë të paligjshme dhe mungesë të listave të votuesve.
Shifra më e lartë e pjesëmarrësve është raportuar në provincën qendrore të Egjiptit Fayoum, ndërsa më e ulta është regjistruar në provincën veri-perëndimore të Matrouh./mesazhi/
You Might also Like
EU e heq Hamasin nga lista e organizatave terroriste
Hamasi nuk duhet të jetë më në listën e organizatave ndërkombëtare terroriste, kështu ka vendosur…
By
1 Min Read
Myftiu i Arabisë Saudite: ISIS në shkelje të të drejtpërdrejtë të parimeve Islame
Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al-Shejh theksoi se ISIS nuk përfaqëson besimet…
By
2 Min Read
SHBA: Kërkohet më shumë pjesëmarrje muslimane në politikë
Të vetmit dy përfaqësues muslimanë në kongresin amerikan i kanë bërë thirrje komunitetit të tyre…
By
2 Min Read
Bie mbështetja për luftën në Afganistan
Mbështetja në mesin e amerikanëve për luftën në Afganistan ka rënë dukshëm, sipas një sondazhi…
By
1 Min Read
Ekspertët diskutojnë historinë e përkthimit të Kur’anit në gjuhën kineze
Në ditën e parë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare Rreth Përkthimit të Kur’anit Translation, Historia…
By
3 Min Read
Turqia: Nuk i përgjigjemi Putinit
Qeveria turke nuk i merr seriozisht kërcënimet e ashpra të Vladimir Putinit ndaj nuk do…
By
1 Min Read
