Mbipesha dhe obeziteti, një epidemi botërore

Të qënurit mbi peshë është një shqetësim i ditës në të gjithë botën. Mbi 1 miliardë të rritur në të gjithë botën janë mbi peshë, nga të cilët rreth 300 milionë janë obezë.

Epidemia e obezitetit është në rritje, gjë që i atribuohet përgjithësisht globalizimit. Ndërsa njerëzit lëvizin jashtë zonave rurale në drejtim të atyre urbane, ata përshtaten shpesh me stilin perëndimor të jetës.

Në vend të punës në ambiente të hapura, sot punojnë gjithnjë e më shumë në tavolina, me orë të zgjatura pune dhe stres në rritje. Kjo çon në një stil jete mjaft të zënë, ku njerëzit nuk lëvizin shumë dhe kanë “uri” për kohë të lirë. Në mënyrë që të hanë shpejt ata shkojnë në restorante, marrin ushqime të shpejta apo ushqime të paketuara që kanë nivel të larte të yndyrave të saturuara, shumë kripë dhe sheqer. Rezultati është: numër gjithnjë në rritje i njerëzve mbi peshë dhe atyre obezë.
Edhe obeziteti tek fëmijët është në rritje. Një në 6 fëmijë në të gjithë botën është mbi peshë, shifër kjo më e lartë në popullsinë e Amerikës së Veriut.
Mjekët thonë se mbipesha mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çoje në infarkt, insufiçencë kardiake,aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insufiçencë renale, sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale.

Të dhëna për Shqipërinë

Sa i takon Shqipërisë, sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, realizuar nga Instiututi i Shëndetit Publik dhe INSTAT, 39 % e femrave në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë, ose obeze apo 30 % janë mbipeshë dhe 10 % janë obeze. Të dhënat tregojnë se nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu moshat 15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 7,9%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 22,8 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 49 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 63%.
Sa u takon meshkujve, 53,3 % e tyre në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë apo 44,8 % janë mbipeshë dhe 8,5 % janë obezë. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën, ashtu sikurse dhe për femrat. Kështu, në moshat 15-19 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 21%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 38 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 69 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 74%.
Bazuar në Studim, vetëm 46 % e meshkujve dhe 58 % e femrave kanë indeksin trupor brenda normës prej 18,5-24,9.

Si mund t’a kuptoni nëse jeni mbipeshë?

Ka dy mënyra të mira për të kontrolluar peshën: janë matja rregullisht e perimetrit të belit tuaj dhe matja e “indeksit të masës trupore”. Perimetri i shëndetshëm i rekomanduar i belit për meshkujt e rritur është më pak se 95cm dhe po kaq për femrat e rritura.
BMI ose Indeksi i masës trupore është një tregues që përcakton statusin e peshës mesatare të një personi. Për të llogaritur BMI masni peshën (në kg) dhe pjesëtojeni atë me gjatësinë tuaj (në katror) (në kg/m2).

• Nëse raporti del më pak se 18.5 jeni nën peshë
• Nga 18.5 deri ne 24.9 jeni i shëndetshëm
• Nga 25-29.9 jeni mbi peshë
• Nga 30-39.9 jeni obese
• Nga 40+ jeni jashtëzakonisht shumë obezë

Masat për jetë të shëndetshme

  • Hani ushqime me ngjyra nga më të ndryshmet të ylberit. Rrisni sasinë e konsumit të frutave dhe perimeve.
  • Hani fruta dhe bajame në formën e tyre natyrale si vakte të ndërmjetme
  • Jini fizikisht aktivë. Përpiquni të ecni, t’i jepni biçikletës apo të notoni për rreth 30-60 min në pjesën më të madhe të javës.
  • Ulni kosnumin e ushqimeve si djathi, patatet e skuqura, proshuta, salcat e tavolinës, bajame të kriposura dhe ushqime të konservuara.
  • Hani më pak ushqime të perpunuara dhe ushqime të shpejta si biskota, drithra të përpunuara, bukë, burgera, kek, byrek dhe pica.
  • Ndërgjegjësohuni për vlerën e treguesve të përberjes në etiketat e ushqimeve që konsumoni – mesoni se çfarë po hani.
  • Përgatisni së paku një vakt vegjetarian në javë.
  • Mos hiqni dorë nga vaktet e ushqimit. Hani tre vakte të përshtateshme ushqimi në ditë.
  • Ulja e porcionit të ushqimit dhe shmangia e karbohidrateve të panevojshme është një rrugë e lehtë për të ulur peshën pa u ndjerë i privuar nga ushqimi.
  • Nëse pini, mos konsumoni pije alkoolike.
  • Hiqni dorë nga duhani.
Artikulli paraprakVarësia nga interneti, më të rrezikuar personat në karrierë
Artikulli vijuesPjesëmarrje më e ulët në ditën e dytë të referendumit në Egjipt