Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha për Radio Kosovën se, ky sigurim publik do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndërkaq, sipas tij, institucionet tashmë janë duke punuar me seriozitet, që kjo skemë e sigurimit shëndetësor, të vihet sa më shpejt në funksion.
Pas kalimit në dëgjim të parë në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore tani është në procedurë parlamentare dhe pritet që brenda dy muajve të miratohet, tha ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai bëri me dije se në këtë kohë është duke u punuar paralelisht në grumbullimin e fondit, me qëllim që procedura e aplikimit të fillojë nga viti i ardhshëm.
“Mund të pritet që në fillim të muajit të ardhshëm ta kemi këtë sistem. Me fillimin e funksionimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të rritet dukshëm edhe sasia e mjeteve financiare në dispozicion, me çka ne edhe do t’u dalim përfundimisht në ndihmë rasteve që po kërkojnë trajtim jashtë vendit dhe po iu nënshtrohen shpenzimeve të jashtëzakonshme në këtë moment. Me siguri se do të jemi në situatë më të favorshme që tu ndihmojmë në masë më të madhe këtyre pacientëve”, tha ministri Agani.
Për qytetarët e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore është i mirëpritur, por, sipas tyre, është vështirë të besohet se diçka e tillë do të ndodhë. “Asgjë për të besuar, krejt janë gënjeshtra”, thotë një qytetar, citon RTK.
Disa nga qytetarët e pakënaqur me shërbimet shëndetësore në vend, thonë se është dashur që të mendohet shumë më herët në këtë drejtim, sepse, sipas tyre, populli është duke u përballur me sëmundje të shumta, të cilat janë të kushtueshme dhe të papërballueshme për xhepin e tyre./mszh/kohaislameKy artikull është marrë nga http://kohaislame.com.
You Might also Like
PIPS: Gjendja në UP, e pashpresë
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka organizuar tryezën për sfidat e Arsimit të…
By
2 Min Read
Fundi i misionit të NATO-s në Kosovë?
Plot katërmbëdhjetë vjet prejse ka hyrë në Kosovë, e ky përvjetor do të jetë në…
By
2 Min Read
Ekskluzive: Ja si mbylleshin arkivolet e të vrarëve në morgun e Shkupit (Video+18)
Pasi që familjarët identifikuan të dashurit e tyre të vrarë në luftimet e Kumanovës, në…
By
1 Min Read
Mbrojtja Civile Serbe rrahu rëndë disa ushtarë të KFOR-it
Disa pjesëtarë të NATO-së kanë pësuar lëndime të rënda pasi që janë rrahur nga disa…
By
2 Min Read
E fejuara e djalit të Lladrovcit, drejt punësimit në ministri
E fejuara e Lapidar Lladrovcit, djalit të kryetarit të komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, është…
By
3 Min Read
Tensionet në kufirin me Malin e Zi, policia thotë se nuk pati incidente, banorët paralajmërojnë radikalizim të veprimeve
Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të Deçanit së bashku me banorët e këtij fshati,…
By
3 Min Read
