Gjermani: K. Berisha dënohet me 3 vjet e 9 muaj burgim për pjesëmarrje në grupin ISIS

Gjykata në Gjermani ka dënuar me tre vjet e nëntë muaj burgim shtetasin Kreshnik Berisha, i cili ka prejardhje nga Kosova, për pjesëmarrje në luftën e grupit të Shtetit Islamik (IS).

Ky është gjykimi i parë i këtij lloji në Gjermani.

Berisha i është shmangur dënimit më të rëndë prej dhjetë vjetësh pasi ka pranuar se ka kaluar gjashtë muaj me grupin e Shtetit Islamik në Siri, vitin e kaluar.

Autoritetet gjermane besojnë se mbi 500 shtetas gjermanë luftojnë përkrah IS-it në Irak dhe Siri.

Agjencitë e brendshme të inteligjencës thonë se 60 shtetas kanë vdekur atje në luftime ose në sulme vetëvrasëse dhe se 180 janë kthyer në Gjermani.

Artikulli paraprakBundesliga zyrtarizon teknologjinë në fushë
Artikulli vijuesGjykata Egjiptiane e liroj diktaktorin Mubarak