Gorbaçov: Bota po përgatitet për luftë

0
826
Former Soviet union president Mikhail Gorbachev gives a speech as guest speaker at the Arena-Auditorium. Andy Carpenean/Boomerang photographer

Ngjarjet e fundit në Europë, por edhe në të gjithë botën, kanë bërë që shumë shtete të bëhen gati për të mbrojtur vendin e tyre nga ndonjë sulm i mundshëm bërthamor.

Ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, edhe pse në moshë të thyer, 85-vjeç, ai nuk ngurron të përcjellë perceptimet e tij mbi situatën globale.

Në një shkrim për revistën “Time”, Gorbaçov thotë se duket sikur bota po përgatitet për luftë.

“Bota sot është e kapluar nga problemet. Politikëbërësit ngjan të jenë të pështjelluar dhe ta kenë humbur toruan”, ka shkruar ai, i cili e paraqet situatën aktuale në botë si shumë të rrezikshme, duke sjellë në vëmendje militarizimin e politikës dhe garën e armatimeve.

“Duket sikur bota po përgatitet për luftë. Më shumë trupa, tanke po sillen në Europë. Armët dhe forcat e NATO-s e të Rusisë që qenë dislokuar në largësi, tani janë vendosur më pranë”, shkruan Gorbaçov.

“Në botën moderne, luftërat duhet të jenë të jashtëligjshme, sepse asnjë prej problemeve globale me të cilat po ndeshemi nuk mund të zgjidhet me luftë, as varfëria, as mjedisi, as emigracioni, as rritja e popullsisë, as pakësimi i burimeve,” nënvizon në artikullin e tij ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov.