Seminar Ndërkombëtar: Kur’ani në Shoqërinë Bashkëkohore

Seminari Ndërkombëtar për Kur’anin në Shoqërinë Bashkëkohore me temën bosht ”Kur’ani Udhëzues i Ummetit” është planifikuar të mbahet në Universitetin Sulltan Zejnel Abidin, Terengganu, Malajzi më 10-11 tetor , 2015 (ditën e shtunë dhe të diel).

Seminari për Kur’anin në Shoqërisë Bashkëkohore është një seminar që mbahet dy herë në vit dhe organizohet nga Fakulteti Bashkohor i Studimeve Islame.

Sipas faqes, website unisza.edu.my, Seminari Ndërkombëtar do të sjellë së bashku dijetarët vendorë dhe ndërkombëtarë që janë ekspertë në fusha të ndryshme. Ky seminar do të japë kontribut të dobishëm në përvijimin e kritereve të moderimit në të gjitha aspektet e jetës në mënyrë që të bëjë Ummetin Mesatar siç është përmendur në Kur’an dhe kjo të bëhet realitet.

Objektivat kryesore të këtij seminari janë diskutimet për idenë e moderimit të përshkruara nga Kur’an në çdo aspekt të jetës shoqërore, diskutimi për çështjet bashkëkohore nga botëkuptimi Kur’anor si një dëshmi e rolit të tij të rëndësishëm, si referencë më autentike dhe më autoritative, në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, në përputhje me Studimet Bashkëkohore Islame, të nxjerrë në pah udhëzimin e veçantë të Kur’anit si udhëzues i Umetit Mesatar. Gjitashtu, do të eksplorojë lavdinë e arsimit, edukimit Kuranor në të gjitha nivelet, duke përfshirë Shtetin Terengganu dhe për krijimin e rrjeteve, lidhjeve, midis akademikëve dhe studiuesve vendas dhe ndërkombëtarë.

Në këtë seminar do të ketë tema të ndryshme në lidhje me shoqërinë bashkëkohore nga pikëpamjes Kur’anore të tilla si: Kur’ani, Shkenca dhe Teknologjia, Kur’an, Politika dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kur’ani dhe Popullsia dhe Ekonomia, Kur’ani, Civilizimi dhe Kultura, Kur’ani, Drejtësia dhe Ligji, Kur’ani, Doktrinat dhe Mendimi, Kur’ani dhe Mjekësia dhe Kur’ani, Thirrja dhe Edukimi do të diskutohen në këtë Seminar Ndërkombëtar.

Artikulli paraprakKur papa madhëronte sulltanin
Artikulli vijuesRrëfimi i ish ambasadorit britanez për krimet e CIA-s