Sipas të dhënave që janë grumbulluar nga regjistrimet e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë në vitin 2014 eksporti i sektorit të ndërtimit të anijeve dhe jahteve është rritur 10,1% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe është realizuar me 1 miliardë e 281 milionë dollarë.
72,12% e eksportit total që ka bërë ky sektor është realizuar në Stamboll, ndërsa 18,08% është përballuar nga Yalova. Vitin e kaluar eksportin më të madh ky sektor e realizoi në një nga vendet skandinave, Norvegji. Sektori turk i ndërtimit të jahteve dhe anijeve bëri në Norvegji 224 milionë e 502 mijë dollarë eksporte.
Vendin e dytë të eksporteve turke në këtë sektor e zumë Ishujt Marshall me 164 milionë e 600 dollarë.
Përveç këtyre vendeve Turqia ka eksportuar anije dhe jahte edhe në Irak, Maltë, Gjermani, Itali, Panama, Arabi Saudite, Holandë, Brazil, Danimarkë, Singapor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turkmeni.