Rreziqet që i kanosen shëndetit nga stresi janë tepër të mëdha. Stresi rezervon pasoja të rënda për të gjithë ne. Pasojat më të tmerrshme që ai sjell janë si më poshtë: Shenja në lëkurë Tensioni nuk i bën mirë as lëkurës. Ngjyra e saj zbehet, shkëlqimi venitet dhe në sipërfaqe dalin puçrra, por edhe rrudha. Net pa gjumë Shqetësimet dhe tensioni, streset dhe ankthi janë pa dyshim elemente të dëmshme për çlodhjen, armiq të betuar të një gjumi të mirë. Lodhje Stresi shkakton lodhje, dhe shumë madje. Pas adrenalinës së momenteve të para të stresit, trupi kërkon të mbajë një ekuilibër të duhur, pra të vetëkontrollohet, por në këtë mënyrë, ai lodhet shumë duke qenë se kundërvepron ndaj trurit dhe mendjes. Humbje të kujtesës Kur njeriu kalon një ngarkesë të fortë me stres ose një periudhë ankthi të tejzgjatur, truri mund të humbasë disa nga funksionet e tij, e sidomos atë të kujtesës. Probleme me dëshirën seksuale Truri impenjohet që të zgjidhë arsyen e shkakut të stresit, ndërsa emocionet janë konfuze. Por, mbi të gjitha, në kushtet e një stresi të fortë, rrezikohet të humbisni disa aspekte të jetës, personale ose në çift. Dëshira seksuale ka të ngjarë që të ndikojë negativisht në jetën intime. Probleme me tretjen Janë të shumtë personat që e vuajnë stresin në mënyrë të bezdisshme, me probleme në sistemin tretës, dhembje barku dhe vështirësi të tilla si përzierje, vjellje e deri aciditet në stomak e gastrit. Shëndoshje Duke u stresuar, duke i kushtuar pak vëmendje vetvetes, duke ngrënë në mënyrë jo të rregullt, duke bërë pak aktivitet fizik, ka shumë mundësi që të shëndosheni si kurrë më parë. Dhembje koke Një nga pasojat më të shpeshta të stresit, është dhembja e kokës, e cila mund të manifestohet në disa versione të mundshme, por migrena është më dominuesja. Rënie të flokëve Edhe lëkura e kokës e ndien shumë stresin. Tensioni dhe shqetësimet i “dobësojnë” flokët, duke u hequr atyre shkëlqimin, ndërsa ata fillojnë të bien shumë. Dhembje shpine Akumulimi i tensionit i bën keq shëndetit dhe veçanërisht shpinës. Tensionet emotive dhe psikologjike mund të përkthehen edhe në tensione muskulore.
You Might also Like
Kosi dhe vaji i ullirit sjellin rënie në peshë
Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Mynihut dhe në Universitetin e Vjenës testuan aftësitë reduktuese të…
By
Redaksia
1 Min Read
Pesë mënyra si të reduktoni dëshirën për ushqim
Heqja dorë nga ushqimet e ndaluara, si ëmbëlsirat apo ushqimet e yndyrshme, përveç që u…
By
Redaksia
2 Min Read
Ngrënia e çokollatës shmang sëmundjen e zemrës
Ngrënia e çokollatës shmang sëmundjen e zemrës, ka zbuluar një studim i ri në Angli…
By
Redaksia
1 Min Read
Buka e bërë pa hile, të shijon dhe nuk të fryn
Buka integrale dhe e bërë me brumë të ardhur është më pak kalorike, nuk irriton…
By
Redaksia
5 Min Read
Gripi në shtatzëni mund të shkaktojë autizëm, mësoni si ta shmangni
Gripi në shtatzëni nuk shkakton zakonisht autizëm tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri.…
By
Redaksia
2 Min Read
Si mund ta luftoni sinozitin?
Sinoziti ka vetëm një mënyrë për t’u luftuar edhe pse ju mund të blini medikamente…
By
Redaksia
2 Min Read
