Në vitin 1905, një numër statujash u vendosën mbi ndërtesën e Gjykatës së Apelit në Manhattan. Mes tyre edhe një statujë e profetit të Islamit, Muhamedit. Ideja ishte që të nderoheshin legjislatorët më të famshëm të botës dhe projektuesit vendosën të përfshijnë edhe Muhamedin. Figura të tjera të lidhura me fenë por edhe me ligjet që buronin nga kohët e lashta ishin Konfuci dhe Mozeja. Autori i statujës së Muhamedit ishte një skulptor meksikan Charles Albert Lopez. Ideja ishte që të nderohej profeti si dhe myslimanët në kuadrin e nderimit të të gjithë atyre që kishin luajtur një rol në historinë e ligjbërjes. Myslimanët e shumtë që kanë banuar në qytet në vite ndoshta nuk e kanë vënë re kurrë. Nga larg është vështirë të kuptohen statujat se kush është kush. Jo vetëm emigrantët po edhe shumicën e njujorkezëve t’i pyesësh sot nuk e dinë se cilët janë ata burrat që rrinë në majë të “pallatit të drejtësisë”. Mirëpo, gjysëmshekulli pas ndërtimit, në vitin 1953, u vendos që statujat të zbriteshin poshtë e të pastroheshin dhe e gjithë ndërtesa të meremetohej. Me këtë rast, media përshkroi se cilat ishin dhjetë juristët më të mëdhenj të kohës të nderuar me statuja në majë të Gjykatës së Apelit. Nga botimi i kësaj liste, myslimanët e qytetit dhe ambasadat e huaja mësuan se një prej tyre ishte Muhamedi. Filloi menjëherë lëvizja që kur të rivendoseshin statujat, Muhamedi të mos ishte më.U përfshi edhe Departamenti i Shtetit. Në kërkesat me letër dhe në takime u shpjegua se statuja ofendonte profetin dhe bashkë me të myslimanët. “The New York Times”, që botoi një shkrim lidhur me këtë histori, pas ngjarjeve të Francës, intervistoi edhe Michele H. Bogart, një profesor të historisë së artit në Stony Brook University që ka botuar një libër për statujat e qytetit në atë kohë. Ai tha se artistët që vendosën aty mendonin se po i nderonin myslimanët. Prania e Muhamedit aty ishte një simbol të kontributit të Islamit në ligjin dhe civilizimin amerikan. Një argument i tillë qendronte edhe në rezistencën kundër heqjes së statujës. Më në fund, shtatë anëtarët e Gjykatës së Apelit të New York-ut u mblodhën për të marrë vendimin e pazakontë për një statujë që kishte qendruar për kaq kohë mbi kokat e tyre në ndërtesë. Ata këshilluan që kërkesa e myslimanëve të pranohej dhe statuja të hiqej. Kështu kur u rivendosën në vitin 1955, plot 60 vjet më parë, statujat u radhitën ndryshe, në mënyrë që të mos dukej keq hapësira e krijuar. Në vendin ku dikur hijeshonte statuja ofenduese, tani lartëson Zarathustra. Për kuriozët, ndërtesa e Gjykatës së Apelit ndodhet në kryqëzimin mes Madison Avenue dhe Rrugës së 25-të. Fotografia e mësipërme është pamje e kohës sonë. “The New York Times” nuk e shoqëroi shkrimin me fotografinë nga koha kur ishte statuja aty, për të njëjtën arsye për të cilën ajo u hoq, për të mos fyer, ata që janë kundër imitimit të figurës së profetit të Islamit. nga Ruben Avxhiu, Gazeta Ylliria, New York
You Might also Like
Gazeta Zvicerane: Inxhinieri gjerman: Kosova ka thesar brenda që do tu mundësonte kosovarëve të jetojnë si sheikët e Gjirit
Lexoni më poshtë një shkrim nga Rainer Hengstmann, drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera…
By
Redaksia
15 Min Read
ARMËT FINANCIARE TË SHKATËRRIMIT NË MASË
Nga Sami Es-suejlim Para afro gjashtë vjetësh, saktësisht në shkurt të vitit 2003, Uaren Bafet…
By
Redaksia
22 Min Read
Manipulimi i mediave me opinionin, apo ‘qytetari – robot’ – Noam Chomsky
Eksperti i shquar i njohjes së komunikimit ndërnjerëzor Noam Chomsky, përmbledh në dhjetë pika manipulimin…
By
Redaksia
8 Min Read
Britani e Madhe: Krishterimi në rënie të lirë
Një analizë e re në Mbretërinë e Bashkuar ka vënë në pah se ka një…
By
Redaksia
1 Min Read
Lexo çfarë thoshte Samuel Zwemer për Muslimanët
Samuel Zuejmeri në librin e tij "Sulmi ndaj botës Islame" thotë: Sipas perendimit misionarizmi karakterizohet…
By
Redaksia
1 Min Read
Perandoria Osmane dhe Shqiptarët
Perandoria Osmane, e cila u shtri nga Hungaria Veriore deri në Arabinë Jugore, nga Krimeja…
By
Redaksia
9 Min Read
