Gjatë prezantimit zyrtar te Interi blerja më e fundit Xherdan Shaqiri, edhe pse luan për Kombëtaren e Zvicrës, nuk ka harruar të tregojë origjinën e tij. “Interi ka shumë tifozë shqiptarë, por në përgjithësi ka nga e gjithë bota. Unë jam i lindur në Kosovë. Jam shqiptar nga Kosova”, u shpreh Shaqiri. 14:00 – Në orën 13:00, në një konferencë për shtyp, Interi ka prezantuar zyrtarisht blerjen e tij më të fundit, shqiptaro-zviceranin Xherdan Shaqiri, i ardhur nga Bayern Munchen në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Gjatë fjalës së tij Shaqiri u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e zikaltërve dhe se Interi ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte. “Agjenti im, vëllai im, ka studiuar disa opsione të mundshme. Ishte edhe Juventus por Interi ishte zgjedhja më e mirë, nuk kam dyshime dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha shqiptari nga Gjilani. Prezantimi numrit 91 u bë në praninë e drejtuesve Fassone dhe Ausilio si dhe të teknikut Roberto Mancini që u shpreh shkurtimisht: “Nuk ka nevojë për shumë fjalë”. /albeu.com/
You Might also Like
Karroca e fëmijëve e cila ju tregon sa keni ecur
Kompania Amazon nxjerr në shitje karrocën e re për fëmijë, e cila ju tregon sa…
By
Redaksia
2 Min Read
Kamera e iPhone 5 përdor sensorin e Sony-it
Një shikim për së afërmi nga ChipWorks tregon që një sensor Sony është shfrytëzuar nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme
Hulumtuesit e sigurisë njoftuan dje se një virus ka qenë duke vjedhur të dhëna në…
By
Redaksia
2 Min Read
Si t'i lidhni dy kompjutera me një wireless?
Ky artikull do te ju tregoje se si te lidhni dy kompjutera me nje wireless…
By
Redaksia
1 Min Read
KE kundërshton kërkesën e Google
KE nuk ka pranuar të bëjë lëshime për kompaninë 'google', për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me…
By
Redaksia
1 Min Read
Sergey Brin: Kina, SOPA, Facebook kërcënojnë “uebin e hapur”
Makina kërkuese Google ishte krijuar kur pjesa më e madhe e informacionit në ueb ishte…
By
Redaksia
6 Min Read
