Investitorët e huaj në Kosovë përveç se detyrohen të dhënë haraç, ata në disa raste kërcënohen edhe me kidnapime. Një rast i tillë ka ndodhë vitin e kaluar, kur një investitorë italian ishte penguar të bëjë biznes në Kosovë. Rastin e ka bërë të ditur sot ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese në Këshillin për Integrime Evropiane i cili është mbajt me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, transmeton Gazeta Tribuna. Ambasadori italian duke folur për rastin, ka njoftuar se kërcënuesit e investitorit italian ishin kapur fal intervenimit të Policisë së Kosovës Ai më tej ka njoftuar edhe për humbjet ekonomike që ka pësuar Kosova si pasojë e një qasje të tillë ndaj këtij investitori. Sipas tij, investitori në fjalë kishte planifikuar ti hapte 400 vende të reja pune. Në anën tjetër edhe kryetari i Odës Ekonomike Italiane të Kosovës (OEIK), Hamdi Muhameti, ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohen investitorët e italian në Kosovë. Ai për Tribuna ka thënë se Kosova nga investitorët e italian shihet si vend strategjik për investime, mirëpo sipas tij, ata janë shprehur të zhgënjyer me qasjen e institucioneve të vendit. “Kosova shihet si mundësi e mirë për investitorët italian, pasi që posedon pasuri të mjaftueshme nëntokësore dhe po ashtu ka fuqi të mjaftueshme punëtore. Mirëpo ata si problem e shohin momentin kur ballafaqohen me institucione e Kosovës, për të cilat thonë se janë të papërgjegjshme”, ka thënë Muhameti. Ndryshe, fatin e investitorit italian e kanë edhe shumë biznese tjera në Kosovë. Dhjetëra biznesmen të tjerë detyrohen të paguajnë shuma edhe më të mëdha për të zhvilluar afarizëm në vend. Këtë fakt e kanë pohuar më herët për Tribuna edhe institucionet e sigurisë. Njohësit e ekonomisë thonë se shteti ka bërë pak për promovimin e Kosovës në aspektin e sigurisë karshi investitorët e huaj. Ata thonë se në vendet e pa zhvilluara investitorëve u kërkohet çdo herë haraç. Një praktikë e ngjashme, sipas tyre, është duke u aplikuar edhe në Kosovë. Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa ka thënë për Tribuna se problemet me sundimin e ligjit kanë ndikuar në uljen e investimeve të huaja. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë më shumë në aspektin e sigurisë, në mënyrë që Kosova mos të shihet si vend i rrezikshëm karshi investitorëve të huaj. “Nëse një investitorë u huaj është kërcënuar në Kosovë, atëherë kjo ndikon shumë keq tek investitorët tjerë. Në këso rastesh institucionet duhet të bëjnë çmos që të promovojnë Kosovën si vend të mundësive, duke i theksuar përparësitë që i ka vendi”, ka thënë Musa. /Gazeta Tribuna/
You Might also Like
Konkurrentët e lusin Volkswagenin të mos e shtojë prodhimin
Derisa kompania gjermane Volkswagen planifikon të shtojë prodhimin e automjeteve, prodhuesit tjerë kanë telashe të…
By
Redaksia
2 Min Read
Çfarë mund të kenë të përbashkët milionerët
Çfarë mund të kenë të përbashkët milionerët e bërë vetë?Përgjigjja është: Shumica prej tyre krijojnë…
By
Redaksia
2 Min Read
Monopoli po mbyt tregun
Tregu i Kosovës është i monopolizuar. Fuqinë në treg e bartin kompanitë private, që janë…
By
Redaksia
5 Min Read
Kroaci, mbahet Forumi ekonomik kroato-shqiptar
Qëllimi i Forumit të mbajtur në Zagreb është njohje shtesë e kompanive kroate me mundësitë…
By
Redaksia
2 Min Read
Punëtorët e sektorit privat në gjendje të rëndë
Në një takim që të premten Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka…
By
Redaksia
1 Min Read
INSTAT: Rritet prodhimi vendas i energjisë
Prodhimi vendas i energjisë u rrit me 8.2 për qind në gjashtëmujorin e parë të…
By
Redaksia
1 Min Read
