Veç rikthimit të vëmendjes tek rreziku i terrorizmit, sulmi mbi revistën satirike Charlie Hebdo ka hapur në Francë një debat të gjerë mbi lirinë e shprehjes. Një komik francez, Dieudonné M’bala M’bala, është vënë arrestuar nga policia, pasi të dielën shkruajti një mesazh në faqen e tij në Facebook: Je suis Charlie Coulibaly –Unë jam Charlie Kulibali, (Kulibali ishte terroristit që kreu pengmarrjen në supermarketin Cacher). Gjatë javës ai pati edhe disa polemika publike me Ministrin e Brendshëm dhe Kryemistrin Manuel Valls. Dieudonné është kritikuar shpesh për vënie në lojë të hebrenjve. Në vitin 2003, disa kritikë thanë se “ai kishte kaluar limitet e antisemitizmit”. Mjaft organizata e akuzuan për nxitje të urrejtjes racore. Asokohe Dieudonné, me babain nga Kameruni dhe nënën franceze, refuzoi të kërkonte ndjesë dhe denoncoi Sionizmin dhe lobin hebre. Revista satirike Charlie Hebdo është kritikuar gjithashtu për fyerje ndaj profetit Muhamed dhe fesë islame. Ajo ishte objekt sulmi edhe në vitin 2011 për të njëjtin motiv. Edhe në atë kohë, ashtu si gjatë masakrës së javës që shkoi, ku terroristët vranë 12 persona, akti terrorist u konsiderua si sulm ndaj lirisë së shprehjes. Por a nuk është sulm ndaj lirisë së shprehjes edhe hetimi ndaj komedianit vetëm përse ai shprehu një mendim të tijin? Kjo është pyetja që po ngrihet në Francë. Një polemikë më shumë, shkruan Le Monde. Hetimi u hap pasi Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve e quajti polemikën e Dieudonné si “poshtërim” kur ai foli për këtë çështje gjatë një vizite në një komunitet hebraik në Paris. Të hënën, pak minuta pasi prokurori i Parisit tha se ndaj komikut kishte nisur një hetim, Dieudonné publikoi një letër të hapur drejtuar Ministrit të Brendshëm, në të cilën i ofronte “të bënin paqe”. Nga ana e tij, Kryeministri Manuel Valls tha se “nuk duhej ngatërruar liria e shprehjes me antisemitizmin, racizmin dhe mohimin e Holokaustit. Racizmi, antisemitizmi, mohimi i holokaustit dhe apologjia e terrorizmit, nuk janë opinione, por krime”, – u shpreh ai i pyetur nga mediat për rastin Dieudonné. Ministri i Brendshëm tha nga ana tjetër se ai komiku po përhapte ideologjinë e urrejtjes. Dieudonné iu përgjigj duke botuar një kopertinë të Charlie Hebdo të 10 tetorit 2012, ku shfaqej një karikaturë e terroristit Muhamed Merah, që në mars të atij viti kishte kryer një akt terrorist në Tuluzë, me titullin “Kthehu Muhamed Merah”.
You Might also Like
Kujt i konvenon kjo që ndodhi në Paris?
Mbrëmja e kaluar ishte e përgjakshme për Francën. Në një sulm terrorist u vranë mbi…
By
Redaksia
2 Min Read
Egjipti kërcënon Etiopinë me luftë
Presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi, deklaroi se autoritetet e vendit i rezervojnë vetes të drejtën…
By
Redaksia
1 Min Read
Shpërthimi në Stamboll, ka të vdekur dhe të plagosur (Video)
Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, duke vënë në dukje se shpërthimi ka ndodhur nga një…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbreti Selman shuplakë ndaj Obamës!
Sipas ministrit të brendshëm Saudit, mbreti Selman është takuar me Obaman dhe ka folur me…
By
Redaksia
2 Min Read
Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimorë arrestojnë 27 palestinezë
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se ushtarët izraelitë në rajonet të ndryshme të Bregut Perëndimorë kanë…
By
Redaksia
1 Min Read
Iran, merret vendimi në rastin e gazetarit të WP-së
Autoritetet iraniane kanë lëshuar një vendim në rastin e gjykimit të gazetarit të gazetës Washington…
By
Redaksia
1 Min Read
