Erdogani sërish ju shpallë luftë Facebook-ut, Twiter-it

Pas publikimit të disa materialeve të ndjeshme që dyshohet se janë raporte të shërbimit të inteligjencës turke, pushteti në këtë vend ka paralajmëruar që do të bllokojë qasjen në rrjetet sociale. Këto dokumente, pas publikimit të parë janë shpërndarë me të madhe nëpër rrjete e sipër përmendura sociale. Pas ardhjes në pushtet të Rexhep Erdogan, i cili tash është President i Turqisë, demokracia dhe liria e mediave, përfshi edhe ato sociale është përkeqësuar tejmase. Turqia tani radhitet me shtetet ku për shkak të postimeve ‘online’, njerëzit edhe burgosen, gjëra këto që ndodhin vetëm në shtete klasike diktatoriale si Kina apo Rusia.

Artikulli paraprakKuvajti i dhuron 450 mijë dollarë Institutit Shqiptar të Jetimëve
Artikulli vijuesKUR LIGJI TË LEJON TË BËSHESH BURIM KRIMI