Francezët dështojnë në Somali, komandot ju mbesin të vrarë dhe të plagosur gjithashtu edhe pengjet

“5 helikopterë sulmuan një shtëpi … mbi supozimin se Denis Allex ishte duke u mbajtur në atë lokacion, por për shkak të një gabimi fatal të inteligjencës franceze dhe ndërkombëtare, misioni i shpëtimit u kthye në një gabim katastrofal.

“Sipas burimeve somaleze shumë nga ushtarët  francezë mbeten të vrarë në betejë dhe shumë më tepër janë plagosur para se të ikën nga skena e betejës, duke lënë pas disa pajisje ushtarake dhe madje edhe një prej shokëve të tyre në terren.

“Ushtari plagosur francez tani është në paraburgim tek muxhahedinët dhe Allex mbetet ende i sigurt dhe larg nga vendndodhjen e betejës.”

Ministria e mbrojtjes e Francës deklaroi se dy komando dhe një peng francez janë vrarë në Somali gjatë një operacioni të dështuar për ta liruar pengun.
Komandot francezë të mbështetur nga 5 helikopterë nisën një sulm gjatë natës, kundër një baze të lëvizjes islamike al-Shabab, në Bulo Marer në jugperëndim të Somalisë.

Ata po përpiqeshin të shpëtonin një agjent francez të zbulimit, Denis Allex, i cili ishte rrëmbyer në Somali nga al-Shabab në korrik të 2009-ës.

Megjithatë, al-Shabab mohoi përmes një deklaratë se Alex ishte vrarë, duke thënë se ai është “i sigurt dhe larg nga vendndodhja e betejës.”

Sulmi në Somali, erdhi disa orë pasi trupat franceze ndërhynë në shtetin perëndimor të Afrikës, në Mali. /kohaislame

Artikulli paraprakKinë, rrëshqitje toke, mbi 40 viktima
Artikulli vijuesDështuan të hyjnë në Kosovë