Dhe një herë tjetër Facebook po ja shpërblen më së miri besimin 1.35 miliard përdoruesve të këtij rrjeti social. Në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (NCMEC), Facebook do të publikojë postime të shënjestruara që quhen Amber Alerts në kryefaqet e përdoruesve për të ndihmuar në këtë mënyrë gjetjen e fëmijëve të humbur. Këto mini postime mund të shpërndahen si nga faqja e Facebook ashtu si dhe nga aplikacion Facebook në smartfonë. Ato do të përfshijnë foto të fëmijëve të humbur dhe detaje të rëndësishme rreth tyre si përshkrimin fizik, emrin apo herën e fundit që është parë. Por sigurisht që ka disa kritere për këto publikime që vendosen nga zyra vendase e policisë. Individët e humbur që do të publikohen për ndihmë duhet të jenë deri në moshën 17 vjeç. Postimet do të publikohen në varësi të vendndodhjes gjeografike. Ndërkohë disa përdorues të Facebook në vitet e fundit kanë qenë me fat dhe kanë mundur të gjejnë përmes këtij rrjeti social prindërit e tyre biologjik apo familjarët e humbur. Por tani me lançimin e këtij opsioni të ri pritet që të shihen më shumë raste të tilla përmes platformës Facebook. Marrë nga: ATA
You Might also Like
Përditësimi për Galaxy Nexus
Shfrytëzuesit e Galaxy Nexus nuk ishin të kënaqur me përditësimin e fundit. Për shkak të…
By
1 Min Read
Transparenca, përfundon portali dixhital
Ministria e Drejtësisë ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme për transparencën e gjyqësorit,…
By
3 Min Read
Samsung, laptop në 3D
Samsung ka njoftuar se kompania ka azhurnuar serinë e saj të laptopëve të serisë Seris…
By
1 Min Read
Nokia Lumia 920, ndër smartfonët më të preferuar me Windows Phone
Sipas një studimi të fundit të kryer nga kompania e reklamave mobile Ad Duplex, Nokia…
By
2 Min Read
Facebook-u trefishon fitimet
Rrjeti më i njohur social, facebook-u ka përgatitur edhe një befasi te radhës: falë të…
By
1 Min Read
Vetëm në Kinë kanë celularë 1.3 miliard njerëz
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit në Kinë, ka njoftuar se në tremujorin…
By
0 Min Read
