Fejzi Aziri duhet të vuaj edhe gjashtë vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve. Me këto fjalë gjykatësja e rastit mbylli gjykimin kundër tij të mërkurën, duke e shpallur atë fajtor për incidentin e vitit 2009 që ndodhi në Belimbegovë. “Në mbështetje të nenit 396, paragrafi 2 i Kodit Penal, lidhur me paragrafin një të këtij neni dhe pas shqyrtimit të provave të rastit, ky trup gjykues morri aktgjykimin me të cilin shpalli fajtor Fejzi Azirin, i cili për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh dënohet me gjashtë vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Fejzi Azirit është vendosur t’i konfiskohen edhe armët që janë kapur pas incidentit, njofton “Koha”. Ai gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor”, tha gjykatësja e rastit, duke mbyllur gjykimin disamuajsh për incidentin e ndodhur në vitin 2009. Në dy gjykimet e mëparshme të të njëjtës lëndë ai ishte liruar nga akuza, ndërsa prokuroria ishte ankuar. Sipas të dhënave policore lidhur me incidentin e 2009-ës në Belimbegovë, në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 50 gëzhoja automatiku. Sipas hetuesisë në rastin konkret me breshëri armësh u qëlluan tre traktoristë që lëronin arat afër fermës në Belimbegovë. Ndërkaq, kontrollimi i fermës rezultoi me gjetjen e pesë automatikëve, për të cilët u akuzua pikërisht Fejzi Aziri. Ai ndërkohë, bashkë me të dënuarit e tjerë në rastin Monstra, mbetet në pritje edhe të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e parashtruar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm.
You Might also Like
Konflikti për pronën, babë e bir dhunojnë 44-vjeçarin, arrestohen
Një konflikt për pronën ka përfunduar në një krim kundër personit në Maminas të Durrësit.…
By
1 Min Read
Revoltohen familjet e dëshmorëve dhe invalidet e UÇK-së të luftës së 2001 në Kumanovë
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të familjeve të deshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në…
By
2 Min Read
Fatos Lubonja mesazh për shqiptarët e Kosovës
Analisti i njohur nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka deklaruar se protestat e fundit në Kosovës…
By
2 Min Read
Haindl arriti në Shkup
Diplomati gjerman, Johannes Haindl, sapo ka arritur në Shkup, kurse në airoportin e Shkupit ‘Aleksandri…
By
0 Min Read
Shqiptarët e rastit "MONSTRA" të pafajshëm gjenden në burg, si fajtor dyshohet funksionari i lartë i VMRO-së!
Një dëshmi tronditëse publikohet për rastin famëkeq “Monstra”, ku 6 maqedonas u vranë, para tre…
By
2 Min Read
Gjendet armatim në Odër të Tetovës (Foto)
Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brenbdshme në Tetovë gjatë orëve të mbrëmjes…
By
1 Min Read
