Fejzi Aziri duhet të vuaj edhe gjashtë vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve. Me këto fjalë gjykatësja e rastit mbylli gjykimin kundër tij të mërkurën, duke e shpallur atë fajtor për incidentin e vitit 2009 që ndodhi në Belimbegovë. “Në mbështetje të nenit 396, paragrafi 2 i Kodit Penal, lidhur me paragrafin një të këtij neni dhe pas shqyrtimit të provave të rastit, ky trup gjykues morri aktgjykimin me të cilin shpalli fajtor Fejzi Azirin, i cili për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh dënohet me gjashtë vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Fejzi Azirit është vendosur t’i konfiskohen edhe armët që janë kapur pas incidentit, njofton “Koha”. Ai gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor”, tha gjykatësja e rastit, duke mbyllur gjykimin disamuajsh për incidentin e ndodhur në vitin 2009. Në dy gjykimet e mëparshme të të njëjtës lëndë ai ishte liruar nga akuza, ndërsa prokuroria ishte ankuar. Sipas të dhënave policore lidhur me incidentin e 2009-ës në Belimbegovë, në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 50 gëzhoja automatiku. Sipas hetuesisë në rastin konkret me breshëri armësh u qëlluan tre traktoristë që lëronin arat afër fermës në Belimbegovë. Ndërkaq, kontrollimi i fermës rezultoi me gjetjen e pesë automatikëve, për të cilët u akuzua pikërisht Fejzi Aziri. Ai ndërkohë, bashkë me të dënuarit e tjerë në rastin Monstra, mbetet në pritje edhe të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e parashtruar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm.
You Might also Like
“Lazarat Burning”: Hollivudi, film për fshatin shqiptar të drogës
Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e…
By
2 Min Read
Përfundon takimi i tretë mes liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni
Takimin e sotëm, Gruevski dhe Zaev e kanë përdorur për të informuar liderët e partive…
By
4 Min Read
Britanikët gjejnë dezertorët: Fshihen mes shqiptarëve
Britanikja “The Sun” shkruan se katër komandot që dezertuan misionin e FA në Londër, e…
By
1 Min Read
Debat "Migrimi i rutës ballkanike"
Në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane dhe Këshillit rajonal për bashkëpunim, sot në Shkup…
By
0 Min Read
DY SHQIPTARË TENTUAN TË DJEGIN NJË GJYKATË GREKE
Dy të rinj shqiptarë, banorë prej kohësh në Agrinio të Greqisë, janë arrestuar bujshëm sot…
By
2 Min Read
Berisha: CEZ – DIA janë në lojë 135 milionë euro
Sali Berisha bëri thirrje që të ndalet presioni ndaj dëshmitari në çështjen CEZ – DIA,…
By
3 Min Read
