Zyra statistikore evropiane “Eurostat”, njoftoi se inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor të 2014 ishte negativ për herë të parë në pesë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Inflacioni vjetor në eurozonë ka qenë negative dhe shënonte 0.2 për qind, ndërsa edhe inflacioni i 28 anëtarëve të shteteve të Bashkimit Evropian (BE), e matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte negativ dhe shënonte në 0,1 për qind. Në mesin e vendeve të BE, norma negative vjetore e inflacionit e matur me IHÇK, regjistrohet në Greqi, me 2,5 përqind, Bullgaria 2, dhe Spanja 1,1 përqind. Shkallën më të lartë pozitive të inflacionit e regjistron Rumania me 1 përqind, Austria 0,8 dhe Finlanda 0,6 përqind. Kjo paraqet inflacionin vjetor më të ulët që nga 2009 në eurozonë. Inflacioni negativ në eurozonë është shkaktuar si pasoj e rënies drastike të çmimeve të derivateve, ndërsa çmimet e ushqimit dhe alkoolit kanë mbetur të qëndrueshme. Inflacioni vjetor në eurozonë mbahet nën 1,0 përqind, e cila, sipas bankës Qendrore Evropiane (ECB) konsiderohet zonë e rrezikshme.
You Might also Like
7 zakone të këqia, që ju pengojnë të fitoni më shumë para
Jo të gjithë ne jemi materialistë, por ndoshta të gjithë mund të biem dakord se…
By
Redaksia
7 Min Read
Stavileci: “Trepça”, projekti më i rëndësishëm, por jo më i lehti
Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Forum 2015 ka organizuar debat për…
By
Redaksia
4 Min Read
Shqipëria me rregulla strikte mbi rrymën elektrike
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëron të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Pekin – Ekonomia kineze ulet në fronin e SHBA-ve
Republika Popullore e Kinës është ulur në fronin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.…
By
Redaksia
2 Min Read
Për tre muaj u shuan 727 biznese
Bizneset në vend nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë…
By
Redaksia
5 Min Read
Papunësia në BE: Niveli më i ulët në tri vitet e fundit
Papunësia në BE ka shënuar rënie në dhjetor, duke rënë në nivelin më të ulët…
By
Redaksia
1 Min Read
