Banka Kombëtare e Zvicrës ka hequr dorë nga rregullat e normës minimale fikse për frangën në krahasim me euron. Ky hap ka nxitur reagime në tregjet e këmbimeve valutore dhe pritet që vlera e euros të bie shpejtë, raporton Anadolu Agency (AA). Në komunikatën për shtyp banka shpjegon se në kontekstin ekonomik nuk ka arsye që të mbahet euro nga rënia e saj më e ulët se franga zvicerane prej 1,20. “Norma minimale e ndryshimit është futur gjatë periudhës së mbivlerësimit të skajshëm të frangës zvicerane dhe nivelit jashtëzakonisht të lartë të pasigurisë së tregjeve financiare,” thuhet në deklaratë. Theksohet se “kjo masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, ka mbrojtur ekonominë zvicerane nga rreziku serioz.” Gjithashtu bëhet e ditur se “për deri sa franga ka ende vlerë të lartë, mbivlerësimi në përgjithësi është ulur nga zbatimi i normës minimale të kursit”. Ekonomia, vlerësohet se kishte mundësinë të përfitojnë nga kjo fazë në mënyrë që të përshtatet me situatën e re. Ndryshimet e rregullave të Bankës Qendrore kanë ulur normat bazë të interesit. Banka ul normat e interesit për llogaritë e depozitave që kalojnë pragun e përjashtimit të miratuar. Konkludohet se “Banka Kombëtare e Zvicrës ka ulur ndjeshëm normat e interesit për të siguruar se ndërprerja e normës minimale nuk do të çojë në forcimin e kushteve jo të favorshme monetare”.
You Might also Like
AKR kërkon debat publik për Trepçën
Aleanca Kosova e Re, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon
Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon. Të dhënat e krahasuara të publikuara…
By
Redaksia
1 Min Read
Ç’është Besimi në ekonomi?
Përpjekjet për grumbullimin e besimit për të eliminuar monopolin dhe besimet e korporatave Ç'është Besimi?…
By
Redaksia
9 Min Read
Turqit blenë uzinën problematike malazeze të çelikut edhe pse ka 193 milionë euro borxhe
Me 193 milionë euro borxhe, Zelejzara AD Niksiç e Malit të Zi u ble nga…
By
Redaksia
5 Min Read
Një problem sigurie tek monedha digjitale bllokoi qindra miliona dollarë
E sotmja nuk është një ditë e mirë për Ethereum. Një problem sigurie zbuluar në…
By
Redaksia
1 Min Read
Vendet që pijnë më shumë qumësht
Finlanda ka konsumin më të lartë të qumështit për kokë banori. Qumështi merret nga gjëndrat…
By
Redaksia
4 Min Read
