“Për Trepçën nuk është kurrë vonë të luftohet, nëse fitohet beteja për Trepçën, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik”, thotë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se është koha kur duhet luftohet për ‘Trepçën”, pasi sipas tij, nëse fitohet kjo betejë, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik. Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se është momenti i fundit kur Kosova duhet të tregojë se është shtet dhe pret që deputetët ta votojnë ligjin për Trepçën, duke e bërë ditë historike për Kosovën. “Është momenti i fundit kur Kosova duhet të tregojë se është shtet, është Republikë e pavarur dhe se këto asete i takojnë Kosovës. Në terminologji ndërkombëtare nuk haset askund që ajo që është e imja është vetëm e imja, dhe ajo që është e juaja është edhe e imja. Ne jemi për dialog, që të gjendet modaliteti, por ligji për Trepçën duhet të votohet dhe dua të besoj se, nesër do të jetë një ditë historike për ardhmërinë e Kosovës, sepse sa i duhet sot Kosova Trepçës, nesër Trepça i duhet Kosovës. Prandaj është koha kur duhet të tregohet një gatishmëri, një qëndrueshmëri dhe me çdo forcë të mbrohet dhe mbështetet një kompleks i tillë siç është Trepça”, thotë ai. Gërxhaliu thotë se kushdo që ia do të mirën Kosovës nuk mendon për likuidimin e saj. Sipas tij, Trepça nuk duhet të shikohet vetëm në aspektin ekonomik por edhe strategjik dhe social. “Për Trepçën nuk është kurrë vonë të luftohet, nëse fitohet beteja për Trepçën, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik”, thotë ai. Gërxhaliu thotë se Trepça duhet të ketë komponentë ndëretnike.
You Might also Like
Mallrat e Kosovës hyjnë në Turqi pa doganë
Mimoza Kusari-Lila, sqaron në hollësi marrëveshjen për tregtinë e Lirë me Turqinë. Ajo i quan…
By
2 Min Read
Letonia bëhet pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik
Letonia është ftuar që t’i bashkohet Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OCED), me bazë në Paris,…
By
1 Min Read
Kompania kosovare ka ndarë edhe rrogën e 14-të për punëtorët e saj
Kompania kosovare “Meka Halal Food” ka ndarë edhe rrogën e 14-të për punëtorët e saj.…
By
1 Min Read
Gjysma e eksporteve amerikane të armëve shkojnë në Lindjen e Mesme
Arabia Saudite është importuesja e dytë më e madhe e armëve në botë, ndërsa shitjet…
By
6 Min Read
Pacolli: Është e turpshme që rinia bredh rrugëve në një vend ku ka shumë punë për t’u bërë
Sot është mbajtur Tryeza Shkencore e organizuar nga Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës. Veprimtaria…
By
5 Min Read
Krijohet grupi këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka mbajtur takimin e parë konstituiv me Grupin këshillëdhënës për…
By
1 Min Read
