7 zakone të njerëzve që nuk ju duhet ta pastrojnë kurrë shtëpinë

A jeni xhelozë për njerëzit që jetojnë në shtëpi të rregullt, Sa herë që shkoni tek ta për vizitë, shtëpia shkëlqen nga pastërtia dhe çdo gjë është në vendin e vet. Ja 8 zakonet e tyre të mira, falë së cilave ata nuk e kanë të nevojshme të humbasin një ditë të tërë në javë duke bërë punët e shtëpisë…

1. Ata i sistemojnë rrobat dhe sendet tyre çdo darkë Për të shmangur kaosin e rrobave dhe sendeve të hedhura sa andej këtej nëpër shtëpi, rekomandohet qe çdo darkë rrobat e palara ti çoni në koshin e rrobave të papastra apo ti vendosni në dollap nëse do ti vishni sërish. Edhe sendet e tjera, si: revista, DVD etj. çojini menjëherë pas përdorimit në vendet e tyre.

2. Ata nuk grumbullojnë gjëra të tepërta në shtëpi Një sekret për të pasur shtëpinë e rregullt është edhe mos grumbullimi i gjërave të tepërta në ambjentet e saj. Mos blini më shumë seç ju nevojitet, nëse nuk keni vend ku ti ruani ato.

3. Ata pastrojnë çdo gjë pas përdorimit Le të jemi realistë: sa më pak e pisët të jetë diçka, aq më e lehtë është të pastrohet. Prandaj rekomandohet të pastroni gjërat në mënyrë të vazhdueshme,  para se të bëhët e vështirë pastrimi i tyre.

4. Ata nuk kanë krevate të mbuluar nga dhjetra mbulesa e jastëkë Sigurisht që përdorimi i jastëkëvë dhe kuvertave në dhomën e gjumit apo në sallon është estetike, por eksagjerimi me to do ta bëjë shumë të vështirë sistemimin e tyre. Këshillohet të jeni më praktikë e më minimalistë.

5. Ata i venë çdo ditë këpucët dhe xhaketat në vendin e duhur Sistemimi i këpucëve, çantave dhe xhaketave në portmone apo dollapet përkatëse shmang rrëmujën e tepërt në korridor dhe papastërtinë në shtëpi.

6. Ata si lënë kurrë enët tu bëhën pirg Mënyra më e mirë për ta pasur kuzhinën gjithnjë të pastër është larja e enëve pas çdo vakti. Kështu sështë e nevojshme të humbasësh orë të tëra më pastrimin e enëvë në fundjavë. Përveç kësaj, larja e enëve në mënyrë të vazhdueshme shmang aromat e këqija nga shtëpia.

7. Ata e lajnë shtëpinë dhe fshijnë pluhurat rregullisht Larja e dyshemesë dhe sipërfaqeve të tjera në mënyrë të rregullt kërkon vetëm pak minuta në ditë. Kështu ditën tuaj të djelë pushoni në vend që të lani shtëpinë e të merrni pluhurat.

 

Artikulli paraprak10 stilet kryesore të shtëpive
Artikulli vijuesËmbëlsirë me shije karameli