Dy bullgar arrestohen për vjedhjen e parave nga ‘bankomatet’ në Kosovë

Dy persona, shtetas bullgar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe janë sekuestruar tri mini kamera të modifikuara (shërbejnë për vjedhjen e të dhënave-pin kodit të klientit), një memorie e modifikuar, e cila shërben për ruajtjen e incizimeve nga mini kamerat e modifikuara, një metal i modifikuar për kesh trapping, kabllo për nxjerrjen e informatave nga pajisjet e modifikuara, një laptop.

Policia po ashtu ka sekuestruar veshmbathjet me të cilat i dyshuar me datën 21.1.2015 i kishte vendosur pajisjet në bankomat në Mitrovicë, një veturë BMW me targa bullgare dhe disa vegla pune të cilat të dyshuarve u kanë shërbyer për punimin e pajisjeve “SKIMING” të cilat të dyshuarit i vendosin në bankomate.

 

Policia raporton se gjatë dy muajve të fundit, personat e dyshimtë, në vazhdimësi dyshohen të kenë kryer aktivitete ilegale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike.

 

Të dyshuarit duke përdorur pajisje të modifikuara kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

 

Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

Artikulli paraprakSekretari i NATO-s: Të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit
Artikulli vijuesKush po qanë për Afganistanin?