Twitter ka shkallën më të madhe të rritjes

Twitter tani është shndërruar në rrjetin social me rritjen më të madhe në planet, duke lënë prapa Facebook dhe Google+, thuhet sipas një hulumtimi të ri të publikuar së fundmi.

Numri i përdoruesve aktiv në shërbimin e mikro-blogimit është rritur për 40 për qind mes tremujorit të dytë dhe të katërt të vitit 2012 – për ti bërë 288 milionë përdorues aktiv mujor, thuhet sipas Global Web Index.

Sipas këtij indeksi, i cili ka matur 31 shtete të ndryshme, thuhet se përdorues aktiv llogariten ata që brenda 30 ditëve të fundit janë qasur në rrjetin social.

Në korrik të 2009-ës, vlerësohet se Twitter kishte vetëm 35.47 përdorues aktivë në muaj. Që nga atëherë, rrjeti social ka parë një shkallë mbresëlënëse të rritjes prej 714 për qind.

Në përgjithësi, 21 për qind e popullsisë globale në internet tani në mënyrë aktive përdorin rrjetin social Twitter. / Telegrafi /

Artikulli paraprakSelimi: Thaçi e “dogji” Haradinajn
Artikulli vijuesPacolli e Kusari – Lila ftojnë investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe