Disa arsye se pse nuk duhet të postojmë foto të fëmijëve në Facebook

Shumë prindër në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të mos postojnë foto të fëmijëve në rrjetet sociale nga frika mos ato keqpërdoren. Por edhe nga rreziku që paraqesin për sigurinë

Jeni prindër të lumtur, fëmijët janë ende shumë të vegjël për t’ju dalë kundër dhe mjaftueshëm të rritur për mos të qarë gjithë natën. Nuk kalon asnjë ditë që ata mos të bëjnë diçka që meriton të regjistrohet me smartphone: fjala e parë, një vizatim, fytyra. Me dëshirën për të fiksuar çdo moment, ju shkrepni, filmoni, arkivoni tonelata me material, që pa u menduar shumë, i postoni në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale.

 

Po edhe mund të ndalni! Dhe jo vetëm sepse miqtë tuaj mund të jenë lodhur së pari në Neës Feed foto e video kalamajsh, por sepse kjo mani për të ndarë gjithçka, kur bëhet fjalë për fëmijët, mund të moj jetë një ide aq e mirë. Dhe me këtë mendim, një numër në rritje prindërish amerikanë, ka nisur, muajt e fundit, të heqë foto, video dhe informacione për fëmijët nga rrjeti social më i famshëm në botë. Sipas këtyre prindërve, në fakt, të arkivosh përvojën e prindërimit në Facebook mund të kthehet kundër për një varg arsyesh:

 

1- Imazhet, videot dhe informacionet (ditëlindja, festat e shkollës etj.) i japin të dhëna çdo keqbërësi, që me disa click të mësojë ç’pamje ka fëmija juaj, në çfarë shkolle shkon dhe në ç’orë ti e lë në palestër për orën e karatesë.

 

2- Nuk e dini asnjëherë me saktësi si do i përdorë rrjeti social imazhet dhe informacionet për fëmijët tuaj.

 

3- Nuk është e thënë që fëmija juaj do jetë shumë i lumtur kur të hyjë vetë në Facebook e të shohë që disa nga etapat më të sikletshme të fëmijërisë janë përhapur në të katër anët e rrjetit.

 

Por nëse numri i prindërve të ndërgjegjësuar po rritet, nga ana tjetër copa e tortës e prindërve që ndajnë foto të fëmijëve në Facebook, ngelet e madhe. Nga një studimi i bërë në vitin 2011 nga Instituti për Kërkime Sociale i Universitetit të Michigan-it, 66% e prindërve amerikanë të lindur ndërmjet viteve’60 e ’70 e ndajnë pa frikë jetën e fëmijëve në rrjete online.

 

Natyrisht, Facebook vë në dispozicion një varg instrumentesh që duhet të konsistonin në kontrollin e materialeve të postuara, por disa prindër nuk u besojnë.

 

Duke parë si NSA ka ndërhyrë në sistemet e mesazheve, logjika të bën të mendosh që nëse kjo prirje vazhdon të përhapet, shpejt do të dalin rrjete të reja sociale që premtojnë një privatësi të fortë, të bërë enkas për prindër më të matur./express

Artikulli paraprakVarri i Mbretit!
Artikulli vijuesDënohet me 5 vjet burg Fitim Lladrovci