Prapavija politike e investimeve ruse në Maqedoni

Duke folur për rolin e Rusisë në Ballkan,ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver  Hoxhaj ka thënë për mediat e Prishtinës se  Rusia është kthyer fuqishëm në Evropë dhe Azi… ndikimi rus në Ballkan është shumë më i madh se sa para 10 apo 20 vjetësh. Gjatë kohës sa ka punuar si kryediplomat i Kosovës, ai kishte marrë vesh se në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë ekziston një departament i veçantë që merret me planifikim gjeopolitik dhe për çdo investim që bëhet nga Rusia ekziston një plan tjetër më i thellë

Përfaqësimi gjithnjë e më i madh i investimeve ruse në Maqedoni ka shtruar dilemën nëse bëhet fjalë vetëm për relacione ekonomike apo ndoshta ka diçka më shumë? Kjo dilemë po shtohet gjithnjë e më shumë ne vendet e Ballkanit të cilët janë jashtë Bashkimit Evropian dhe që janë bërë shënjestër e influencës ruse nëpërmjet investimeve të ndryshme, tranmseton REL.

 

Një numër i madh i kompanive ruse do të investojnë në Maqedoni dhe se kushtet e volitshme të ofruara nga Qeveria mundësojnë shtrirjen e tyre.

Projekti i paralajmëruar për hyrjen e gjigandit “Gazprom”, prania e kompanisë së naftës “Lukoil”, si dhe kompania farmaceutike “Protek” janë tre investimet kapitale që synojnë të forcohen gjatë viteve të ardhshme për të dominuar tregun në Maqedoni.

Kompania “Protek” ka hedhur gurthemelin për hapjen e fabrikës së saj, një investim fillestar prej 5 milion euro.

Agjencia për tërheqjen e investimeve të huaja ka paralajmëruar se së shpejti pritet hyrja edhe e një kompanie tjetër ruse. Ndërtimtaria dhe patundshmëritë janë destinacioni i radhës i bizneseve ruse, të cilët nga Serbia dhe Mali i Zi pritet të vërshojnë në Maqedoni.

Në këtë grup të bizneseve ruse janë kryesisht milionerë rus që kanë përfituar pasuritë nëpërmjet aktiviteteve kriminale dhe se ato janë shtrirë në pjesën e Evropës Juglindore, në mënyrë për të arritur pastrimin e parave përmes investimeve të reja.

Rusia ishte mes vendeve të para që e njohu Republikën e Maqedonisë  edhe atë nën emrin kushtetues. Ajo është një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë. Këmbimi tregtar  në vitin 2010 arriti 579 milionë dollarë,  që është për 12 për qind më shumë  se në vitin 2009.

Investimet e përgjithshme ruse në Maqedoni janë mbi  300 milionë dollarë dhe kryesisht janë të orientuara në energjetikë dhe miniera. Me Rusinë është nënshkruar marrëveshje  për rregullimin e borxhit kliring rus të trashëguar  nga koha  e ish-BRSS-së dhe RFSJ-së, në vlerë prej 60,5 milionë dollarve. Sipas marrëveshjes, borxhi duhet të paguhet  me inkuadrimin e kompanive ruse në gazifikimin e Maqedonisë.

Lidhur me këtë ”ekspeditë” investimeshz ruse në Maqedoni, ekspertët thonë se ndikimi rus nëpërmjet kapitalit në Maqedoni gjithnjë e më shumë rritet.

Ekonomist të ndryshëm vlerësojnë se Maqedonia po bëhet më e ndjeshme ndaj kësaj influence ruse që krijojnë hapësirë nëpërmjet investimeve gjithnjë në rritje.

Investime ruse në Maqedoni ka më shumë në xehtari, energjetikë, rusët janë të pranishëm edhe nëpërmjet kompanisë së karburanteve “Luk Oil”. Kohën e fundit u paralajmërua edhe ndërtimi I një kompleksi kishtarë me kapital rus.

Ekspertët tërheqin vërejtje se iniciativa ruse për ndërmjetësimin mes kishës maqedonase dhe asaj serbe mund të jetë tendencë për ndikim politik nga Moska.

Duke folur për rolin e Rusisë në Ballkan,ish ministri iJashtëm i Kosovës, Enver  Hoxhaj ka thënë për mediat e Prishtinës se se Rusia është kthyer fuqishëm në Evropë dhe Azi… ndikimi rus në Ballkan është shumë më i madh se sa para 10 apo 20 vjetësh.

Gjatë kohës sa ka punuar si kryediplomat i Kosovës, ai kishte marrë vesh se në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë ekziston një departament i veçantë që merret me planifikim gjeopolitik dhe për çdo investim që bëhet nga Rusia ekziston një plan tjetër më i thellë.

“Në rrafshin konkret, investimet ruse në ekonomi nuk janë investime që bëhen me qëllim vetëm ekonomik, por edhe për ndikim politik…nëse ka blerje të minierave nga Rusia në Rumani apo hoteleve në Malin e Zi, prapa saj ekziston edhe një agjendë politike”, ka thënë Hoxhaj.

Ish ministri i jashtëm ka thënë se blerje të tilla rusët kanë bërë edhe në vende evropiane si Slovakia e Republika Çeke ku janë blerë media të mëdha të këtyre vendeve.

Sipas Hoxhajt, Rusia ka ndikim edhe në rrafshin ushtarak. “Në vitin 2011 dhe 2012, rusët kanë ndërtuar në qytetin e Nishit një bazë ushtarake dhe qëllimet e saj mund të jenë shumë të mëdha, sepse nga Nishi mund të ushtrohet kontroll në tërë Bullgarinë, Bosnjën, si dhe Kosovën”./zhurn/kohaislame

Artikulli paraprakNISMA përkrahë protestën e nesërme
Artikulli vijuesMaqedoni: Ja ku nuk do të ketë rrymë nesër