Kanada: Nunavu temperaturat bien 62 gradë nën zero

Në rajonin e Nunavut në Kanada, i cili ndodhet në afërsi të Polit të Veriut, temperaturat kanë rënë në 62 gradë nën zero.

 

Në këtë pjesë të Kanadasë, temperaturat shpesh janë 40 gradë nën zero. Megjithatë, në ditët e fundit, nën ndikimin e erërave të forta, temperaturat kanë rënë në minus 62 gradë.

 

Shërbimi Meteorologjik i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për rajonin, duke shtuar se ata nuk presin ndryshime të mëdha në kushtet e motit në ditët e ardhshme. Në qytetin Iqaluit, më të madhin në rajonin e Nunavut , me popullsi prej tetë mijë banorësh, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është pezulluar mësimin në shkolla dhe kopshte. Kamionët cisternë me ujë janë tërhequr nga rrugët për shkak të rrezikut të ngrirjes.

 

Zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët të mos të largohen nga shtëpitë e tyre pa pasur ndonjë arsye shumë të fortë.

Artikulli paraprakMposhtet ISIS në Kobani? Forcat e opozitës siriane dhe kurdët kontrollojnë qytetin
Artikulli vijuesAthinë, Alexis Tsipras bën betimin si kryeministër i Greqisë