Për ata që i druhen prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të

Nëse ndokush po shqetsohet për mundësinë e prishjës së marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, e nuk po i del ballë këtij pushteti kriminel për këtë arsye, du me i’a rikujtu dy raste të freskta në marrëdhëniet ndërkombtare:

1.Krimea

2.Egjipti

Ndryshimi i shpejt, dhe i papritur janë dy nga veqoritë që e dallojnë dhe e kanë karakterizuar shumë shpesh politikën e jashtme amerikane, e sidomos kur në fjalë kanë qenë vendet e botës së tretë sikur është edhe Kosova. 

Politika e jashtme e SH.B.A-së është e prirur t’a njoh realitetin e krijuar në teren dhe atë t’a marrë si pikënisje edhe të negociatave të mundshme, shembull për këtë e kemi siq e përmenda më lartë Krimenë që para pak kohësh ishte nën sovranitetin e shtetit të Ukrainës, mirëpo pas invadimit nga ana e Rusisë, perendimi lëre që nuk e diskuton kthimin e Krimesë Ukrainës, por e ka njohur gjendjën re të krijuar brenda pak ditësh, dhe tashmë negocion nën kushtet që ekzistojnë në teren, dhe për synim ka vetën ndaljen e hovit të mëtutjeshëm të Rusisë drejt vendeve të Evropës Juglindore.

Besoj se ju kujtohet fjalimi i famshëm i presidentit Obama drejtuar botës Islame në Kajro në kohën sa në pushtet ishte Hosni Mubarak në Egjipt. Ndër të tjera gjatë kësaj vizite u deklaruan edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyeshne në mes dy qeverive, dhe ky trumbetim do të vazhdonte deri pak ditë para se revolucioni popullor t’a rëzonte nga pushteti Hosni Mubarakun, sekretarja e shtetit për punë të jashtme e asaj kohe Hillary Clinton i kishte ndruar qëndrimet e saj hiq më pak se 4 herë në jo më shumë se 1 javë. Ajo çka bjen në sy edhe këtu e çka ndërlidhet edhe me situatën e tanishme në Kosovë, është ndryshimi kursit nga qeverija amerikane pas revoltës së popullit karshi zullumit të Mubarakut. 

Për të vazhduar më tej, në mënyrë që t’i japim argument asaj çka e prezentuam më lartë si një politikë të jashtme shpejt dhe papritur e ndryshueshme, qartë e tregon fakti i bashkpunimit të plotë që SH.B.A i ofruan presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi, e pas tij puqistit Sisi, duke e njohur si president të Egjiptit edhe njeriun që erdhi në pushtet me anë të puqit ushtarak. Pra këto dhe raste të tjera që nuk kemi kohë të i shpalosim na flasin qartë se vullneti i popullit shpesh herë është ai që i lëvizë gjërat u jep kahje, dhe si të tillë njihet edhe nga të tjerët. E nëse krejt në fund duam t’a përmbledhim këtë çfarë shkruam me dy tri fjalë, nuk besoj se do mund t’a bënte ndokush më mirë se kjo fjalë e urtë: Armikut aq sa i ulesh në gjunjë, po aq do të hip mbi qafë.

Gazmend M. Gjyshinca

Artikulli paraprakA u takon dhe sa u takon shqiptarëve Lindja e Mesme?!
Artikulli vijuesShpërndaji postimet e mira