Ikni, po vie Sheriati!

Sulejman REXHEPI

Ekstremizmi, miq të nderuar, çrënjoset shumë vështirë sepse si digë i shërben ideologjia në të  cilën mbështetet dhe e cila e arsyeton egzistencën e tijë. Në rastin e Butelit, ai ekstremizëm nuk varet nga fuqia e bartësve të vetë sepse ajo fuqi, objektivisht, është kurfare. Por, varet, shumë varet nga ndërgjegja jonë.

Këtë kolumnë jam i detyruar ta shkruaj dhe të përmirësoj një “gabim” nga ajo e kaluara. Në fakt, në kolumnën “Kryqomania”, thashë se “vendosja e kryqit në Butel është provokim për muslimanët…”. Dhe, e huqa, po pranoj

Vendosja e kryqit paska qenë diçka tjetër, paska qenë strategji, plan për të mbrojtur dhe ruajtur ”Butelin maqedonas dhe për të penguar sundimin e Sheriatit”. Dhe, atë mbrojtje do t’a organizuaka njerithi i cili nuk është në gjendje të mbrojë as vetvehten. Ashtu po thotë ai vetë tek sa po e përshkruan nëpër fejsbuk  se si e paskan rahur.

Përfundimisht, nuk mendoj se dikë duhet rrahur  për shkak të qëndrimeve që ka, por njëkohësisht mendoj se qëndrimet e dikujt duhet të mbyten e të vriten. Dhe, pikërisht ashtu do të ndodhë, inshallah, me qëndrimet e atij që po pretendon me kryq të mbrojë komunat e Shkupit. Qëndrimet e atilla qelben erë urejtjeje, diskriminimi, nacional-shovinizmi e antiislamizmi.

Por, puna do ishte shumë e thjeshtë nëse ato vjellurina që po i thotë njeriu të cilit duhet ti mbyten qëndrimet, do ishin të atij personale, nëse ai vetë po i mbështjellë ato qëndrime me mbështjellës patriotik, me maqedonizëm dhe krishterizëm. Ama, frikësohem se ai njeri minor është vetëm  një figurë, vetëm një pion i thjeshtë që viktimizohet nga lojtarët e mëdhenjë në fillim të lojës

Një randevu spitalor

Më ra në sy se “luftëtarin” që paska strategji “kundër depërtimit të Sheriatit dhe kundër shqiptarizimit të Butelit” e kishin vizituar ish kryeministri dhe kryetari i kryeqytetit. Të sëmurëve dhe të të rahurve ju nevoitet një fjalë e mirë, është qëndrimi  ky i të krishterëve. Edhe i muslimanëve, kuptohet.

Me siguri bëhet fjalë për koincidencë, por si për çudi, fill pas kësaj vizite, opinioni u njohtua me një variant të ri strategjiko-taktik të rojtarit të maqedonizmit dhe të ortodoksisë. Ai, nga shtrati i spitalit, ashtu i rrahur, e bëri publik zbulimin se “Gligorovi dhe Cërvenkovski i paskan bërë shqiptarët 25 përqind në këtë shtet dhe ata tani po silleshkan sikur janë në shtetin e tyre”. Ai e përkujtoi opinionin edhe se” me ato numra shqiptarët përherë do të mund të zgjedhin palën që dëshirojnë, andaj shpejtë e shpejtë duhet të numërohen sërish por numri i tyre kursesi të mos kalojë  13 përqindshin. Kjo na qenka mënyra që Maqedonia të shpëtojë nga shqiptarët dhe nga muslimanët. Fale, o Zot, nuk di çfarë flet. Dhe është i verbuar nga urrejtja.

Me këtë rast dua të përkujtoj se çdo ideologji ka ekstremistët e vetë, por nëse ekstremisti është i vetmuar ai bie në sy dhe fare lehtë eliminohet. Nëse ai është i shkrirë në ndonjë lëvizje, me ndihmën e propagandës opinioni mësohet me atë dhe fillon të tolerojë qëndrimet e tijë. Nga një tolerancë e këtillë lindin problemet sikur ky i Butelit dhe ajo tolerancë shndërohet në jotolerancë ndaj të tjerëve. Dhe nuk duhet me qenë ndonjë njohës i madh i teorive të konspiracionit për të ditur se ekzistimi dhe veprimi i ekstremistëve dhe grupeve ekstremiste shumë shpeshë  i shërbejnë  dofarë “qëllimeve më të larta”, që të mos them se janë të nxitura dhe të përkrahura nga qarqe të caktuara të një shteti të caktuar

Jam i vetëdijshëm se disa, sikurse profesori Cucullovski në një debat të këtyre ditëve, do të  thonë se në vend që t’ju përmbahem sferave shpirtërore, po zhytem në sferat e problemeve politike. Por, ja që s’është ashtu. Unë po përpiqem të mbroj shpirtëroren nga ndërhyrja e politikës, pikërisht nga ndërhyrja e asaj politike që po kërkon pikë për vehte duke e keqpërdorur fenë, postulatet e sajë  dhe simbolet e sajë. Po përpiqem të bëj me gisht kah rreziku që ka zënë pritën aty prapa eksperimenteve me ndjenjat fetare të njerëzve , posaçërisht kur ato eksperimente shkaktojnë diskriminimin e njërës palë. Në rastin e kryqit të Butelit, kështu po ndodh me 40 përqind të qytetarëve të Maqedonisë -Shqiptarë, Turqë, Boshnjakë, Romë , Torbeshë dhe disa muslimanë të tjerë

Pasiviteti i trimëron ekstremistët

Shikuar realisht, edhe vetë inicuesit e ndërtimit të kryqit në Butel, janë të vetëdijshëm se me atë akt nuk do të arrijnë asgjë, posaçërisht nuk do arrijnë “ të dëbojnë Shqiptarët dhe përkrahësit e Sheriatit”. Sidoqoftë, ata e dërguan një sms që thotë: Buteli është yni, Maqedonia është e jona dhe është ortodokse, të tjerët janë pakë dhe nuk kanë çka kërkojnë këtu…

Por, nga ana tjetër sms-në e deshifruan edhe “të tjerët” që  krejtësisht me të drejtë mendojnë  se Maqedonia është edhe e tyre, se është edhe islame, se janë aq sa janë por ja që janë në vendin e tyre. Mbetet të shohim e të përjetojmë zgjidhjen e nyjes që u shkaktua me një akt të pa menduar mirë, me një kryq politik i cili me grandiozitetin e vetë është paramenduar  jo si një simbol i krishterizmit dhe i paqes hyjnore por si farë e përçarjes.

Ekstremizmi, miq të nderuar, çrënjoset shumë  vështirë sepse si digë i shërben ideologjia në të  cilën mbështetet dhe e cila e arsyeton egzistencën e tijë. Në rastin e Butelit, ai ekstremizëm nuk varet nga fuqia e bartësve të vetë sepse ajo fuqi, objektivisht, është kurfare. Por, varet, shumë varet nga ndërgjegja jonë, nga aktiviteti ose pasiviteti ynë, nga fakti se a do vendosim ne të kyçemi në betejën kundër tmerit që po na e servirin apo do bëjmë sehir

A duhet t’ ju përkujtoj se Islami dhe Krishterizmi në këtë nëqiell kanë jetuar në harmoni, bile edhe në rrethana shumë më të vështira historike nga këto që janë aktualisht. A duhet përkujtuar Bejrutin dhe Belfastin dhe tmeret që mund t’i shkaktojnë mosmarrëveshjet ndërfetare. Dhe, në fund, a duhet të përkujtoj se problemi në Butel ka prapavijë të qartë politike dhe se në fund mund të shkaktojë vetëm gjëra të pa dëshiruara.

Një pushtet i mençur, një pushtet që përkujdeset për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të vetë, jam i bindur se shumë lehtë do e zgjidhte këtë problem. Pranë kryqit, në parkun e njejtë, pushteti i mençur do të ndërtonte edhe një minare pesëdhjetë metra të lartë me qëllim që pastaj të shërbejnë si simbole të harmonisë dhe të bashjkëjetesës. Ose, thjeshtë, parkun do e mbulonte me lule. Care tjetër nuk ka, miq të nderuar. Opcionin e tretë, dyshoj se keni dëshirë t’a dëgjoni. I lutem Allahut të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Ndryshe, Sheriati nuk funksionon në shtetet  laike, ai është ligj për shtetet islamike dhe është shumë i drejtë. Pra, lëreni njerithin le të fletë, e ju mos u frikësoni nga Sheriati miq, mos ikni. Maqedonia është shtet laik, as ortodoks, as islamik.

Artikulli paraprakKongresi Botëror Maqedonas me iniciativë për përmendore të Fan Nolit (VIDEO)
Artikulli vijuesMjalti është ilaç, ja pse